11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

1 milion e 786 mijë 929 votues në zgjedhjet e 8 qershorit

Zgjedhje-kosove-logoNga lista preliminare e cila është krijuar nga Komisioni Qendrorë Zgjedhorë, procesit të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen me 8 qershor, do t’i nënshtrohen gjithsej 1 milion e 786 mijë 929 votues. Kështu është thënë sot gjatë një mbledhje që ka mbajtur KQZ-ja, ku ndër të tjera ka lajmëruar edhe për procesin e përgjithshëm të përgatitjes për zgjedhjet e 8 qershorit.

Enis Halimi Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se në bazë të planit operacionale për sa i takon shërbimit të votuese, me 9 maj KQZ ka marrë ekstraktin e parë të regjistrit qendrorë civil, me qëllim krijimin e listës preliminare të votuesve.

“Lista preliminare e votuesve për vitin 2014 përmban 1 milion e 786 mijë 929 votues, numri i votuesve të rinj në listën preliminare të votuesve është 32 mijë e 190 nga këta 20 mijë e 759 që kanë mbushur moshën 18 vjeçare pas 3 nëntorit të vitit 2013 apo që do ti mbushin 18 vjet deri më 8 qershor 2014”, ka thënë Halimi, transmeton RTK.

Ai gjithashtu ka pohuar se deri më tani, nuk ka ndonjë problem të identifikuar i cili mund të rrezikonte p rocesin zgjedhorë.

E një problem i vogël me përfaqësuesit e Komisionit Komunalë Zgjedhorë i ka dalë Aleancës Kosova e Re, e cila në KKZ do të përfaqësohet si Koalicioni për Kosovë të Re.

Anëtarët e KQZ-së kanë thënë gjatë kësaj mbledhje se të gjitha partitë duhet të përfaqësohen në KKZ ashtu siç kanë qenë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Adnan Rrustemi, anëtarë i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për shkak të disa gabimeve teknike që janë përvjedhur, janë ngjallur edhe keqkuptime për përfaqësimin si AKR apo KKR.

“Në këtë rast KKR-së si subjekt politik që përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm si e tillë mund të përfaqësohet edhe në Komisionin Komunalë Zgjedhor. Aty si e tillë ne i kemi rekomanduar sekretariatit që në të gjitha rastet të jetë KKR por si duket është përvjedhur ndonjë gabim teknik”, ka thënë Rrustemi.

E Aleancës Kosova e Re e cila në Komisionin Komunalë Zgjedhorë do të përfaqësohet si Koalicion për Kosovën e Re, do ti duhet që përfaqësuesin ta vendosin me marrëveshje.

Koalicioni për Kosovë të Re. Ishte përbërë nga AKR-ja, PD-ja dhe grupi E15.

Në këtë mbledhje të KQZ-së janë miratuar emërimet për komisionet komunale zgjedhore në zgjedhjet 2014, e po ashtu është miratuar edhe çregjistrimi i tri partive politike: Partia e Pensionistëve dhe Invalidëve, Lidhja e Egjiptianëve të Kosovës dhe Partia Socialiste e Kosovës.

Ndërkohë KQZ ka miratuar edhe tingullin, dizajnin dhe sloganin e fushatës për informim publik.

“Fuqia në dorën tënde, VOTO!”, do të jetë slogani i këtij procesi zgjedhorë.

Më Shumë

Leverkuseni i Xhakës hesht Romën

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë. Leverkuseni...

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin...

Lajmet e Fundit