16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Recension për librin ”Buzëqesh me mua” të autorit Refki Reshitaj

Qazim THAÇI

Derisa i lexon poezitë e poetit Refki Reshitaj, duke e njohur edhe diapazonin e gjërë të dijes së këtij poeti . Unë dua të përqendrohem në tri pikëvështrimet që i kam dalluar. E para çiltërisia e poezië , sensi shpitëror për një poezi me ndryshe si deri me tani dhe se treti , vendi e koha kur janë shkruar këto poezi. Autori i këtij libri, na paraqitet me një ndjenjë të pastër shpirtërore, me bardhësinë e forcën e zjarrit që rrezaton ngrohtësi kur lexon vargun e këtij poeti të ri në shkrim por të sprovuar në poezi dhe shkrime .

Vargu vjen me lirikën e thjeshtë, dashamirëse, si asnjëherë e rrallëherë ndokund të kthjellët si qielli pa re, ku në gjithë poezitë e këtij libri ai derdhë burimet e tija shpirtërore, për Shqipërinë, për Kosovën, për Nanën, Baban, vëllëzërit dhe familjen.

Përshkrimi I vargjeve të Refki Reshitaj duke filluar nga fillimi deri në fund të këtij vëllimi, ngjasojnë si një gjerdan zinxhiri me ari shpirtëror, që të fton për ta lexuar, sepse aty gjen jo vetëm poezi e ndjenjë të tij , por që secili nga ne ndihemi se jemi aty.saj. Pikërisht, këtu qëndron edhe ‘’magjia’’ tërësore e poezive të poetit që rrezaton kolor vargu i shkruarë Në Therandë, në Tiranë në Shëngjin e ku pos etnikumit dhe atdheut të tij. Në këtë vëllim poetik janë paraqitur poezi aq të bukura sa ndihesh I domosdoshëm të rilexon librin edhe njëherë.Vargje të larmishme , të shkruara me ndjenjë, e mbi të gjitha përcjellin dashurinë njerëzore. Vetë titulli i këtij vëllim të ri, mori shkas nga poezitë që mbartë libri

Kur kësaj ia fillon me poezinë për Nënën .Është kjo një nga poezitë që oshëtin në veshë, e futet në shpirt, si kënge që këndohet përgjithmon . Vjen ashtu thjeshtë e pa bujë në vargje, vjen ëmbël, me një varg tërheqës e domethënës, me një poezi që kur njihesh më të bëhet domosdoshmëri e përherëshme ta lexosh. Ajo reflekton kudo mirësi, në jetën e përditshme, kudo…, natyrisht edhe në poezi: Vetëm të shohësh pastaj për etnin se si përshkruhet e shihet kudo. Kjo tregon se edhe lirimin shpirtëror që tash e ka poeti, dhe jo vetëm poeti, katërciprisht poeti aq bukur e ka shkruar këtë mocion kombëtar. Sepse ka ditur bukur ta thotë edhe faktin se nevoja për një vend të përbashkët është më shumë se gjithçka. Poeti ka ditur të ndajë edhe cikle librin sepse ai ia ka përceptuar shumë sakt botën e madhe e të bukur artsitike ne skalitur në vargje

Kjo tregon edhe madhështinë dhe atë dipazonin e dijes që e ceka në fillim, sepse askush ne botë më shumë se vëllau nuk është afër , për faktin se gjaku s’bëhet ujë. Autori bënë edhe një rikthim në tempull në atdhe në vendlindje në Vlorë e kudo tjetër sepse , me damarët e poezisë së fuqishme, edhe pse e vështirë njësojë si një rikthim në Itakë, prapë është vargu më i bukur kur bënë këtë shëti nëpër etni kombëtare. Dhe pse është i tillë përgjigjen e jep vetë poeti të shtruar në formë pyetjeje: Rikthimi në tempullin e poezisë është për poetin rikthim në shëjtninë e tij, atë shejtni, që kohën e dhe regjimet e nëpër të cilat kaloi poeti e bënë kaq familjar e burimor e nje atdhetar, me gjithë poezine etij shpirtërore të zellshme, e të ngujuar në mrekullinë e vet, që nuk zhbëhet .

Dhe ky rikthim bëhet më bindës nga vargu në varg, nga strofa në strofë nga poezia në poezi. Ngazëllimi i rikthimit është triumfues..Unë mendojë se përceptimi I kësaj poezie siq e ka bërë Refki Reshitaj, është një nga stilet që domosdo do të mbetet një stil I përkryer I një poeti që ka sensin e dashurisë, prindore , dashurisë atdhetare, dashurisë njerëzore e vëllazërore, Refkiu me këto poezi edhe njëhërë ka bërë të ditur punblikun se nëse do të vazhdojë të shkruajë do të jete njëri nga kolosët e kësaj lëmie e veçanrisht vargnimit ndaj tri gjërave, çiltërisisë, shpirte të pastër, dhe respektin e dashurinë për familje, e atdheun duke e konsideuar si një etnikum të vetëm.

Më Shumë

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më...

Lajmet e Fundit