7.9 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Rexhaj: Integrimi i kulturës i rëndësishëm për zhvillim ekonomik

Rexhaj-Sheh Abedin ShehuLëvizja Vetëvendosje! ka vizituar Teqen e Halvetive në Prizren. Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj bashkë me kandidatët për asamble u prit nga udhëheqësi i Tarikatit Halveti për Kosovë, Sheh Abedin Shehu.

Rexhaj duke folur për gjendjen aktuale në Komunën e Prizrenit theksoi se ruajtja e trashëgimisë kulturore do të jetë njëra nga prioritetet në hartimin e politikave publike në Prizren.

“Integrimi i kulturës si sektor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik lokal është një praktikë e re që bëhet edhe nga shtetet e zhvilluara dhe një trend i tillë duhet të aplikohet edhe në Prizren”, tha Rexhaj.

Sheh Abedin Shehu duke e falënderuar Lëvizjen Vetëvendosje! për vizitë, shprehu brengën e tij për rrezikimin e vazhdueshëm të objekteve të kultit si dhe trashëgimisë së pasur kulturore në Prizren. Ai kërkoi nga VV angazhim konkret në këtë drejtim.

“Mungesa e udhërrëfyesve turistik në Prizren është një problem që duhet zgjidhur sa më parë, duke pasur parasysh rëndësinë e turizmit kulturor në zhvillimin e ekonomisë lokale”, tha Sheh Abedin Shehu./PrizrenPress.com/

Më Shumë

UÇK-ja sërish do të triumfojë!

Bazuar këto tendenca qëllimkëqija të prokurorisë për shtrembërimin e së vërtetës së luftës sonë për liri, që fillin e kanë tek Raporti skandaloz i...

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Lajmet e Fundit