31.7 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Rikthimi i vjeshtës

Enver Sulaj


Para meje është vjeshta me tërë magjinë hyjnore
Unë s’jam në ëndërr të të marr përdore
E të vrapojmë derisa të rrëzohemi
e pastaj të ngritemi përsëri
E të shohim se stinët nuk ndalojnë asnjë çast
Ritmin e ndërrimeve e shndërrimeve të trajtave njerëzore.

Sa shpejt u rikthye vjeshta çuditem e shkruaj një poezi lirike
Unë s’jam në ëndërr…
Ja, po shëtis në shi duke të mbajtur përdore ty
S’e di kush të pagëzoi kaq bukur:
Gërryese, nostalgji…

Nga libri “Zjarrmia e stinës”, 2016

Më Shumë

Malisheva nderon dëshmorët e rënë në Betejën e lavdishme të Rahovecit

Sot, me homazhe dhe nderime, janë përkujtuar dëshmorët e Komunës së Malishevës që ranë heroikisht në Betejën e Rahovecit. Në këtë betejë dhanë jetën...

Përurohet murana përkujtimore e dëshmorit Gani Paçarizi në Rahovec

Në Rahovec u përurua murana përkujtimore në nder të dëshmorit Gani Paçarizi, i njohur me nofkën “Rreziku”. Në këtë ngjarje morën pjesë familjarë të...

Lajmet e Fundit