Anulohet konkursi për sekretarë të shkollave në Prizren

Komuna e Prizrenit ka anuluar konkursin e Drejtorisë së Arsimit për sekretarë të shkollave.

Ky vendim është marrë nga ana e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj.

“Anulohet procedura e rekrutimit për Konkursin i hapur nga data 13. 06.2022 për nëntë pozita sekretar-e, në kuadër të Drejtorisë së Arsimit. Anulimi është bërë duke u mbështetur në vendimin e Kryetarit të Komunës”- bëhet e ditur në njoftim.

 

 

Si shkas për anulim në këtë rast është përmend mosmenaxhimi i duhur i procedurës së rekrutimit.

Ditë më parë, për këtë konkurs Prokuroria e Prizrenit kishte nisur hetimet ndaj anëtarëve të komisionit.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Për rrjedhën e mëtutjeshme të rastit do të njoftoheni me kohë”- ka konfirmuar Fitore Mehmeti- Sejrani, zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave në Prokurorinë e Prizrenit.kallxo.com

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit