Ballkani mposht Gjilanin, ‘kërcënon’ Dritën

Ballkani e ka mposhtur Gjilanin, me rezultat 2-0, sot në Suharekë, në kryederbin e javës së nëntë në elitën e futbollit të Kosovës.

 

Në një sfidë interesante, kampioni në fuqi arkëtojë edhe tri pikë të reja në garën për kreun e tabelës dhe tashmë është vetëm tri pikë larg majave të tabelës.

Arbër Prekazi (46’, autogol) dhe Meriton Korenica (88’) shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.

Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitët në vendin e dytë me 18 pikë të tubuara, tri më pak se lideri i tabelës, Drita, kurse, Gjilani renditet e treta me 14 pikë të grumbulluara.

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit