14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Rikujtojmë diplomatin Gjergj Pekmezi, ndër shqiptarët më të kulturuar të kohës

Sot më 24 shkurt të vitit 1938 vdiq gjuhëtari, filozofi, folkloristi dhe diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi.

Gjergj Pekmezi ishte profesor i shqipes, bibliograf dhe albanolog shqiptar. Në nder të tij katedra e albanologjisë në Universitetin e Vjenës mban emrin “Prof. Dr. Gjerg Pekmezi”.

Studimet e para i kreu në Ohër e Manastir. Më 1887 shërbeu si mësues në Llëngër të krahinës së Mokrës. Studimet e universitare i bëri në Beograd e në Vjenë, ku u diplomua më 1898 për filozofi dhe filologji. Më 1903 u emërua shef i katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin Oriental të Vjenës.

Pas një viti themeloi Shoqërinë Kulturore Patriotike “DIJA”. Më 1908 zbulon memorandumin e famshëm të 1878-ës që Vaso Pasha e Sami Frashëri i dërguan Kongresit të Berlinit. Kontribuoi pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve duke vërtetuar shqiptarësinë e banorëve në viset jugore kundrejt orekseve synimeve greke. Punoi si përkthyes pranë këtij komisioni nga vjeshta e 1913 dhe më 1914 u emërua përkthyes i misionit austro-hungarez në Durrës.

Më 1916 me pushtim-administrimin austro-hungarez, u emërua kryetar i “Komisisë Letrare të Shkodrës”, ku me Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën e patriotë të tjerë bënë punë të mëdha për gjuhën, tekstet dhe shkollën shqipe. Pasi shkoi për çështje private në Vjenë, kur u kthye në Shkodër gjeti të miratuar Parimet e rregullat mbi orthografinë e gjuhës shqipe të shkruar, gjë për të cilën dha dorëheqjen duke parë miratimin në mungesë të tij një veprim jokorrekt.

Në vitet 1920-24 emërohet Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë pranë Republikës së Austrisë. Riemërohet në këtë detyrë më 1926-28, vit në të cilin emërohet profesor në Universitetin e Vjenës, Katedra e Gjuhës Shqipe. Këtë detyrë e kreu deri më 24 shkurt 1938, kur ndërroi jetë. / KultPlus.com

Më Shumë

Prizren Fest Kids: Fëmijët punojnë për përrallën “Karrota e Shëndoshtë”

Prizren Fest Kids ka nisur me shumë ngjyra dhe buzëqeshje, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë, me lojra e punime të ndryshme për më...

Aksident i rëndë mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 8 persona

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dieles në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit