18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Rrahu vëllain dhe djalin, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.B, për shkak të dyshimit të bazuare se ka kryer veprat penale ‘Lëndim i rëndë trupor” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Në komunikatën për media shtohet se, i dyshuari së pari ka shkaktuar lëndim trupor ndaj djalit të tij, e më pas edhe ndaj vëllait të tij.

“Prokuroria njofton se, më 18 korrik 2022 , në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri V.B., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, djalit të tij, E.B. Pas një mos marrëveshje paraprake që kishin në mes tyre, i pandehuri fillon qe ti bërtasë djalit të tij, më pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht te dëmtuarin duke e goditur me shuplaka ne kokë , me ç’ rast i shkakton lëndime trupore. I dëmtuari I.B., pasi vëren te pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për ti ndarë, por i pandehuri revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, në shpinë, në duar dhe në pjesë të tjera te trupit, me ç ‘rast te dëmtuarit i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet përveç tjerash në komunikatë.

I dyshuari është i ndaluar që nga data 18 korrik.

Më Shumë

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Lajmet e Fundit