6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Rrëfehet Messi: Nuk isha përgatitur për t’u larguar nga Barcelona

Lionel Messi ka pranuar se iu desh të “rindërtonte jetën e tij” pas largimit tronditës nga Barcelona në vitin 2021.

Gjithashtu ka nënvizuar vështirësitë e tij te PSG-ja.  Largimi i Messit nga Barcelona në vitin 2021 shkaktoi valë tronditëse në mbarë botën e futbollit, pasi sulmuesi argjentinas u nda me klubin, të cilit i ishte bashkuar në moshën 13-vjeçare. Superylli pati një lamtumirë me lot në sy, gjatë asaj konference shtypi të organizuar me nxitim, dhe më pas u nis për në Ligue 1, PSG, ku fillimisht luftoi për t’u përshtatur në kryeqytetin francez. Pas një sezoni të parë zhgënjyes me PSG-në, Messi vazhdoi të shënonte 16 gola dhe dha 16 asistime për klubin e Ligue 1 në sezonin 2022-2023.

Messi fitoi dy tituj kampioni me PSG-në, por nuk mundi t’i frymëzonte parisienët drejt triumfit të parë në Ligën e Kampionëve. Për pasojë u kritikua gjatë kohës së tij në Francë. Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” më pas u transferua tek Inter Miami dhe është përshtatur shpejt me jetën e ShBA, bashkë me familjen e tij, duke u bërë “hit” i menjëhershëm me skuadrën e MLS.

Messi ka thënë për podkastin e “Big Time”: “Ndryshimi ishte i vështirë kur shkova te PSG, sepse po bëja shumë mirë në Barcelonë dhe kisha planifikuar të qëndroja atje. Nuk isha i përgatitur të largohesha, gjithçka ndodhi shumë shpejt, më duhej ta rindërtoja jetën nga një ditë në tjetrën. Njoha një ligë tjetër, një klub tjetër, një dhomë të re zhveshjeje. Ishte një ndryshim që nuk e kërkoja, prandaj ishte e vështirë në fillim”.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Argjentinasi shtoi për karrierën e tij të shkëlqyer në “Camp Nou”, pasi u largua nga vendlindja për të ndjekur ëndrrën e vet në Evropë, në fillim të adoleshencës: “Për mua ishte e vështirë kur mbërrita në Barcelonë. Isha fëmijë dhe më duhej të përshtatesha me miq të rinj, vend të ri, qytet të ri, njerëz të rinj, shkollë të re.

Ishte e vështirë në fillim, por mendova se po bëja atë që doja, duke luajtur futboll, në një ekip të madh si Barcelona dhe kjo më bëri të aftë të ecja përpara. Gjithçka ishte mbresëlënëse, më ka pëlqyer shumë. Gjithmonë më kanë trajtuar shumë mirë në Barcelonë, iu jam të gjithëve mirënjohës”.

Messi ka një kontratë me Inter Miami deri në fund të sezonit 2025, kur do të jetë 38-vjeç. Nuk është e qartë se sa do të vazhdojë të luajë ikona e Argjentinës, por ka folur më parë për dëshirën e tij për t’u rikthyer në Barcelonë, tashmë në ndonjë rol drejtuesi, jo më si futbollist.

Më Shumë

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Lajmet e Fundit