4 C
Prizren
E premte, 13 Dhjetor, 2024

Rreth 150 policë të Serbisë po operojnë në veri

Policia serbeRreth 150 pjesëtarë të Policisë së Serbisë, nga e enjtja pasdite, kanë hyrë në veri të Mitrovicës. Burime të gazetës Koha Ditore nga veriu bëjnë të ditur se këto prurje janë në shërbim të ndriçimit të vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it, porse pritet të shërbejnë deri në përfundim të procesit zgjedhor më tre nëntor me qëllim të “mbajtjes nën kontroll të situatës së sigurisë” në atë pjesë.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it kanë deklaruar se “nuk janë të informuar për dicka të tillë”.
Sipas burimeve të gazetës, pjesëtarët policorë serbë kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet dy pikave kufitare, Jarinje e Bërnjak, dhe po shërbejnë vë veri me rroba civile.
“Për këtë rast institucionet e sigurisë së Kosovës si ato vendore, ashtu ndërkombëtare janë në dijeni. Policët e shtetit të Serbisë të premten dhe të shtunen janë parë duke operuar nëpër veriun e Mitrovicës në Lagjen e Boshnjakëve, ku të premten në mëngjes ka ndodhur një incident. Dhe policët serbë të autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë kontrolluar dhe bastisur disa shtëpi në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës”, kanë thënë burime në kushte anonimiteti.
Burimet thonë se cak i këtyre bastisjeve ishin kryesisht personat me të kaluar kriminale dhe ata që janë përfshirë në rrjete të ndryshme të krimit të organizuar./Koha Ditore/

Më Shumë

Derbi dhe përballje të forta në fundjavë

Fundjava do të sjellë super ndeshje në ProCredit Superligë. Xhiroja e 11-të do të hapet me sfidën ndërmjet skuadrave verdhezi, Golden Eagle Yllit dhe...

Rektori i UPZ-së, Mentor Alishani, zgjidhet zv. kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve publike në Kosovë

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve publike, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit „Ukshin Hoti” Prizren, u zgjodh...

Lajmet e Fundit