Breaking Bad e Modern Family, fituesit kryesorë të “Emmy Awards”

filSeriali “Breaking Bad” e ka fituar çmimin kryesor gjatë ndarjes së çmimeve Emmy, pasi e ka fituar titullin si seriali më i mirë të zhanrit dramë, për herë të parë.

Çmimin për komedinë më të mirë e ka fituar seriali i televizionit ABC, “Modern Family”, në të cilin bëhet fjalë për një familje të shthurur. Është hera e katërt radhazi që “Modern Family” e fiton çmimin si komedia më e mirë.

Çmimet kryesore të industrisë televizive kanë nderuar disa prej serialeve të vjetra por edhe disa të reja, derisa po diskutohet për transformimin e ofertave të prodhimeve të sotme në televizion që çdo herë e më shumë po bëhen përmes internetit.

“House of Cards”, seriali i faqës së internetit, Netflix e ka fituar çmimin për regjinë më të mirë, por ka dështuar që të sigurojë çmimet për dramën më të mirë dhe në kategorinë e aktorëve më të mirë.

Jeff Daniels, e ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në serialet e zhanrit dramë, për rolin në “The Newsroom”, ndërsa Claire Danes, për të dytin vit me radhë, e ka fituar çmimin e aktores më të mirë për rolin në “Homeland”, në të njejtën zhanër të serialeve.

Gjatë ceremonisë së çmimeve Emmy, fitoi edhe Michael Douglas në kategorinë e miniserive/filmave për rolin në filmin “Liberace – Behind te Candelabra”.

Aktori më i mirë në zhanrin komedi u shpallë, Jim Parsons për rolin në serialin e sukseshëm, “The Big Bang Theory”, ndërsa Julia Louis-Dreyfus e fitoi çmimin si aktorja më e mirë në të njejtin zhanër, për rolin në serialin “Veep”.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Lajmet e Fundit