-2.2 C
Prizren
E shtunë, 22 Janar, 2022

Rritja e çmimeve në SHBA më e larta në më shumë se 30 vjet

Kohët e fundit, inflacioni ka prekur pjesën më të madhe të botës, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalluar si një nga vendet më të prekura prej tij në muajt e fundit.

Me një normë vjetore inflacioni prej 6.2 për qind në muajin tetor, SHBA-ja tani po kalon një rritje të çmimeve me përmasat më të larta në më shumë se 30 vjet.

Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore PEW, në tremujorin e tretë të vitit 2021, vendi u rendit i teti me normën më të lartë vjetore të inflacionit midis 46 vendeve që u shqyrtuan. SHBA pati gjithashtu rritjen e tretë më të lartë të inflacionit, me 3.58 pikë përqindjeje, ndërmjet tremujorit të tretë të 2019-së dhe të njëjtës periudhë të këtij viti. Asaj ia kalonte vetëm Brazili dhe Turqia, të dyja vende me ekonomi më pak të zhvilluar që në përgjithësi përballen me norma të larta të inflacionit më shpesh se SHBA.

Amerikanët, veçanërisht të varfrit, janë duke u përballur me efektet e inflacionit në një moment që çmimet e ushqimeve janë rritur në të gjithë botën në prag të Ditës së Falënderimeve. Çmimet e ushqimeve në nivel botëror po arrijnë shifrat më të larta në dekada, sipas Shoqatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Kur bëhet fjalë për mallrat e tjera, si çipat gjysmëpërçues dhe gazi natyror, problemet me zinxhirin e furnizimit e kanë përkeqësuar akoma më shumë situatën, duke i rritur çmimet në nivele më të larta ndërkohë që oferta përpiqet të plotësojë kërkesën.

Ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten, inflacioni është bërë një problem politik për presidentin Joe Biden. Sipas kompanisë së sondazheve Gallup, 26 për qind e amerikanëve thonë se shqetësime ekonomike të tilla si papunësia, inflacioni ose ekonomia në përgjithësi janë problemi kryesor i vendit. Shtatë për qind identifikuan specifikisht inflacionin si çështjen më urgjente të vendit.

Shumë amerikanë duket se fajësojnë Bidenin, shkalla e miratimit e të cilit është në rënie të lirë në secilin prej shteteve të fushëbetejës. Presidenti nga ana e tij, e ka bërë një pjesë kyçe të agjendës së tij zgjidhjen e ?ështjes së rritjes së çmimeve, duke dyfishuar përpjekjet për të lehtësuar problemet e zinxhirit të furnizimit, duke zhbllokuar rezervat e naftës dhe duke emëruar Jerome Powell për një mandat të dytë si kryetar i Rezervës Federale.

Megjithatë, pavarësisht se është “udhëheqësja” e inflacionit, SHBA mbetet larg nga e vetmja ekonomi e zhvilluar që po preket prej tij. Si Zelanda e Re, ashtu edhe Spanja, përjetuan një rritje të normave të inflacionit me më shumë se 2 pikë përqindjeje ndërmjet tremujorit të tretë të 2019-ës dhe të njëjtës periudhë të këtij viti. /Telegrafi/

Më Shumë

Ministria e Ekonomisë: Ndahen 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset

Ministria e Ekonomisë njofton se ka ndarë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset. Sipas ME-së, kjo ndarje është bërë...

Erdogani viziton nesër Shqipërinë, kjo është agjenda e takimeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë të hënën, 17 janar një vizitë zyrtare në Shqipëri. Sipas agjendës së publikuar nga zyra e...

554 vjet nga vdekja e Skënderbeut

Sot mbushen plot 554 vjet nga vdekja e figurës legjendare të Gjergj Kastriot Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë. Gjergj Kastrioti, Heroi...

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevë janë të kalueshme përfshi edhe rrugët në vendbanimet malore. Të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat e Komunës...

771 raste të reja me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orë e fundit 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar...

Prodhonin kriptovaluta me rrymë të vjedhur/ Policia konfiskon dhjetëra aparatura në Suharekë

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 46 kartela grafike dhe 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Bllac të Suharekës. Sipas njoftimit të...

NBA/ Nuk ka këndellje për kampionët, Lakers rikthehen te fitorja

Orët e hershme të mëngjesit të së martës (me kohën tonë lokale), u zhvilluan edhe gjashtë takime në ligën amerikane të basketbollit, NBA. Assesi të...

Gati rregullorja e re e Kuvendit, do t’iu zbritet paga bazë deputetëve që mungojnë në seanca

Në këtë rregullore janë paraparë sanksionet financiare të deputetëve për mungesë në seanca. Pas përfundimit të draftit për rregulloren e re të punës së...

Rritja e rasteve me COVID-19, Ambasada e Gjermanisë redukton numrin e termineve për viza

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se e kanë reduktuar numrin e termineve për aplikime për viza. Sipas njoftimit të kësaj ambasade, vendimi për...

Gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00

Si pasojë e rritjeve të rasteve me virusin COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtrëngimin e masave anti-COVID në vend. Ndër masat e...

Kryetari i Malishevës priti në takim pune ministrin Damka

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim pune, Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin...

Prizreni 16 fiton në Ligën Unike

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 86:95 (17:26, 7:22, 33:23, 29:24), në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Unike. Fillimi...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person ka vdekur në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti jetonte vetëm dhe është gjetur nga të afërmit pa shenja jete. Në vendin...

Totaj shprehet i gatshëm për të mbështetur “Loyola-Gymnasium” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim drejtorin ekzekutiv të ALG “Loyola-Gymnasium”, Elias Koller, drejtorin e Gjimnazit “Loyola”, Enver Sulaj...

47 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe intelektualit, Ernest Koliqi

Përkujtohet sot ndarja nga jeta e shkrimtarit Ernest Koliqi. Muzeu Historik Kombëtar solli në vëmendjen këtë figurë të rëndësishme të letrave shqipe. Më 15 janar...

I dhanë fund sherrit, tani Stresi bën veprimin që nuk pritej për Noizyn

Rigels Rajku dhe Arkimend Lushaj, dy reperat e famshëm shqiptar të njohur gjerësisht si Noizy dhe Stresi kanë bërë gjiothmonë zhurmë në rrjet për...

Lajmet e Fundit