18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Sanofi & GSK: Kostoja e vaksinës antiCOVID-19, më pak se 10 eu

Kostoja e vaksinës së ardhshme, e zhvilluar nga laboratorët ”Sanofi” dhe GSK kundër Covid-19 nuk është përcaktuar ende plotësisht, por do të jetë më pak se 10 euro për dozë, deklaroi Olivier Bogillot, president i ”Sanofi France”, për France Inter.

Duke folur për çmimin prej rreth 2,50 euro për dozë, të njoftuar nga konkurrenti anglo-suedez ”AstraZeneca”, Bogillot e shpjegoi këtë ndryshim në çmim.

”Sanofi’ përdor të gjitha burimet e saj të brendshme, ndërsa ‘AstraZeneca’ ka përdorur shumë burime nga jashtë”, theksoi ai.

“Francezët dhe europianët do të kenë vaksinën në të njëjtën kohë me pacientët amerikanë”, tha ai.

“Ne nënshkruam gjatë verës me amerikanët, të njëjtën javë me europianët dhe britanikët dhe SHBA do të kenë rreth 100 milionë doza, europianët 300 milionë dhe Britania e Madhe 60 milion”’, përfundoi Bogillot.

Më Shumë

Zjarri afër Prizrenit është vënë nën kontroll

Mes Nashecit dhe Prizrenit, rreth 10 kilometra larg nga qyteti i Prizrenit, ka shpërthyer një zjarr për arsye ende të panjohura. Përhapja e shpejtë...

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Lajmet e Fundit