Sejdiu: Mustafa ta bëjë shtetëror Flamurin e Dardanisë

FatmirSejdiu-IsaMustafaKryetari i Nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu i ka kërkuar Isa Mustafës ta mbajë premtimin dhe ta bëjë Flamurin e Dardanisë Flamur Shtetëror të Republikës së Kosovës.

Sejdiu ka thënë se edhe himni i Kosovës duhet të zëvendësohet me atë “Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë”.

“z. Mustafa duhet të realizojë atë që e ka thënë me PO’në para qytetarëve të Kosovës, të kthejë flamurin e Dardanisë, atë që është simbol i Lidhjes Demokratike të Kosovës… apo të bëjë himnin “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, kishte premtuar se me marrjen e pushtetit do ta ndërronte flamurin shtetëror me atë të Dardanisë. Ai kishte premtuar se do ta ndërronte edhe himnin shtetëror.

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit