18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Serbët presin numër të madh të mandateve në Kuvend?

Mitrovice-veriiPjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, është e kënaqshme dhe tregon unitetin e tyre, vlerësojnë politikanët serb të Kosovës dhe zyrtarë të qeverisë serbe.

Kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se zgjedhjet kanë kaluar të qeta dhe sipas të dhënave të këtij subjekti, kanë votuar rreth 53 mijë serbë në gjithë Kosovës, prej të cilëve 15 mijë e 327 nga katër komunat e veriut të vendit.

Ai pret që serbët do të marrin më shumë se 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, të cilat i kanë të garantuara.

“Vlerësoj se zgjedhjet kanë kaluar të qeta dhe në masë të madhe të rregullta, duke pasur parasysh që OSBE-ja në veri të Kosovës nuk e ka sjellë materialin zgjedhor në sasinë e plotë. Nuk ka pasur incidente. Në qoftë se në Kuvendin e Kosovës ndahen mandatet sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, për çka ne edhe do të insistojmë, gjithsesi që presim numër më të madh të mandateve se sa ai që është i garantuar me këtë ligj. Do të thotë, në çdo rast, do të jenë më shumë se 10 mandate. Por, se sa do të jetë ky numër, do të dihet pas shpalljes së rezultateve zyrtare”, thotë Jabllanoviq.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, i uron serbët e Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhje, duke i lavdëruar për, siç thotë, “nivel të lartë të përgjegjësisë”.

“I uroj të gjithë ata, të cilët, pavarësisht kushteve gati se të pamundura, patën sukses që të luftojnë për atë që sot mund të themi se në Kosovë kemi situatë më të qartë dhe më të mirë sa i përket të ardhmes së procesit të përgjithshëm politik”, thekson Gjuriq.

Ndryshe, Jabllanoviq konsideron se tash e tutje, serbët nuk do të marrin asnjë vendim pa bashkëpunuar me Qeverinë e Serbisë. “Kemi treguar një unitet të vlefshëm për t’u respektuar. Në të ardhmen do të tregojmë se pa një bashkëpunim të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, bashkësia serbe nuk do ta ndërmarrë asnjë veprim të pavarur pa qeverinë serbe”, shprehet Jabllabnoviq.

Ndërkaq, Gjuriq vlerëson se me pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, serbët kanë treguar se qëndrojnë me shtetin e Serbisë.

“Ky është tregues i rëndësishëm se kemi ardhur në fazën kur me veprim të përbashkët, disiplinë, organizim dhe përkushtim, ne mund të luftojmë për realizimin e qëllimeve tona. Mbase edhe në mënyrën që dikur e kanë bërë kundërshtarët tanë në krejt këtë proces, në të cilin gjendemi sot”, thotë Gjuriq.

Ndryshe, serbët e katër komunave të veriut të Kosovës, për herë të parë kanë marrë pjesë në zgjedhje parlamentare të Kosovës.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira – temperaturat deri në 34 gradë

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit