20.8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Shaqir Totaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit

Shaqir Totaj, pritet të jetë kandidati PDK-së për kryetar të Prizrenit.

Emri i tij, është duke u diskutuar brenda këtij subjekti politik në Prishtinë.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është në prag të përcaktimit që Totaj të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit.

“Kryetari (Kadri Veseli) është duke e shqyrtuar seriozisht emrin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit”, tregon një burim i afërt në këtë proces brenda PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), nga viti 2007, ka qeverisur me Prizrenin. Për tre mandate, Ramadan Muja, është zgjedhur kryetar i këtij qyteti.

Muja nuk do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti.

Ndërkaq, PDK-ja në Prizren, ka propozuar disa emra për të “zëvendësuar” Mujën.

“Prej të gjithë emrat e propozuar, Totaj, deri më tash, ka mbetur emri më potencial për t’u emëruar kandidat për kryetar të Prizrenit”.

Sipas të njëjtit burim, Shaqir Totaj, për këtë çështje, ka zhvilluar bisedime serioze me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Totaj, është menaxheri Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për rajonin e Prizrenit.

Ai është shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe certifikuar nga Fondi Monetarë Ndërkombëtarë. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit