1.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Shkëlqesa nëntëvjeçare në komë, goditet nga kamioni

Caraleve-drenasNëntëvjeçarja Shkëlqesa Krasniqi nga Llapushiku i Drenasit nuk e gëzojë ditën e parë të mësimit sikur fëmijët e tjerë.

Së bashku më fëmijë tjerë nga Llapushiniku, deri në shkollën fillore “XHeladin Gashi – Plaku” në Komaran, dje udhëtuan rreth 5 kilometra këmbë. Me tu kthyer rrugës për në shtëpi, ajo u përplas fortë nga një kamion.

Shkëlqesa tani ndodhët në gjendje kome e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Babai i saj fajëson organet komunale që atë ditë nuk e dërguan autobusin në fshat për të kryer transportin e nxënësve si rëndom.

“Vajza ndodhët në komë, veç zoti e di nëse do të shpëtoi. Komuna e Drenasit nuk e solli dje autobusin në fshatë. Autobusi u soll kur ata morën vesh për Shkëlqesën. Njëherë po qëndrojë me vajzën, pastaj do të merrem edhe me komunën. Gjithsesi, se do të ushtrojë padi ndaj tyre”, tha për Indeksonline babai i nëntëvjeçares së aksidentuar, Bashkim Krasniqi.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fsh.Komoran, Magjistrale Prishtinë-Pejë është raportuar një aksident trafiku ku i dyshuari i cili ishte duke drejtuar kamionin e tij, ka goditur (fëmiun) këmbësoren e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Me urdhër të prokurorit mjeti transportues është dërguar për kontroll të jashtëzakonshme teknike, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren kërkon mbledhje të jashtëzakonshme për faljen e borxhit të tatimit në pronë

Kuvendi i Prizrenit, në fillim të muajit shkurt me shumicë votash kishte miratuar rekomandimin për faljen e borxhit prej 100 euro për tatimin në...

Specialja nuk zbaton vendimin për telefonata, mbrojtja ankohet se Thaçi, Veseli e Selimi s’folën me familje që nga e diela

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, nuk kanë komunikuar fare me familjarët e tyre, që nga e diela, pavarësisht vendimit...

Lajmet e Fundit