4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Qytetarët i binden drejtësisë e jo shantazheve

Krasniqi-Jakup5-21Shkruan: Jakup Krasniqi

Para vitit 1999, pushteti i huaj serbo-jugosllav për gati 90 vite është sunduar me metodat më të egra, metoda këto që përshkruhen në të gjitha Projektet antishqiptare, e në mënyrë të vecantë në Projektin e shpërnguljës së shqiptarëve të hartuar nga akademiku serb, Vasa Çubrilloviqi (1937 dhe 1944). Ky projekt u zbatua edhe pas Luftës së Dytë Botërore krejt deri te Memorandumi i Akadenisë Serbe dhe Plani Patkoi i Millosheviqit. Këto ishin projekte të pushtuesit që përqëllim kishin shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet shekullore stërgjyshore dhe kolonizimin e Kosovës me popullatë serbo-malazeze.

Okupatori, për gati një shekull s’la gur pa lëvizur për t’i detyruar shqiptarët që t’i lenin tokat e tyre të pasura, shtëpitë dhe farefisin e tyre e të mernin Botën në sy. Nëse pas vitit 1966, pas Plenumit të Brioneve, kur nga skena politike eliminohet politikisht kryeudbashi, Aleksander Rankoviqi, u duk se lindi një erë e “re” për shqiptarët e përndjekur nga policia “popullore” dhe ajo politike (Udba), ekzekutuesja e politikës së frikës. Kjo erë mashtruese sikur vazhdoi deri në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, kur egërsia e nacionalizmit serb u riciklua në formën e saj më të vrazhtë. Pushtuesi s’la gur pa lëvizur për të frikësuar e shantazhuar popullin shqiptar që jetonte në federatën jugosllave, por nuk ishin këto forma të vetme të përndjekjes për dëbim e shfarosje. Këto politika popullin shqiptar e kanë mbilizuar për qëndresë e luftë çlirimtare.

Këtu nuk do të merrëm në detale me të gjitha format e dhunës që përdori armiku shekullor, por, disave dua t’ju përkujtoj se cilat ishin format e dhunës e të shantazhit që përdori armiku, i cili e vlerësonte veten të gjithëfuqishëm e të gjithëpushtetshëm, të pamposhtshëm e të gjithëjetshëm, kështu mendonin edhe disa shqipfolës që i ishin nënshtruar urtë e butë asaj politike pushtuese, banditizmit serb. Por, ashtu nuk mendonte shumica shqiptare e cila ishte në kërkim të çlirimit. Ata, të gjithëpushtetshmit kishin harruar se ishin: ndjekjet, vrasjet, burgosjet, shantazhet, diferencimet, largimet nga puna, nga shkollat e fakultetët, ishin ato, që jo vetëm nuk kishin sjellë qetësinë, por kishin lindur furtunën qytetare që nuk pushoi për gati njëzet vjet. Ata kishin harruar se vetëm liria, drejtësia e demokracia ishin ato që e ruajnë qetësinë qytetare. Edhe zhvillimet e shumta politike në botën e sotme, tregojnë dhe konfirmojnë se vetëm “drejtësia i ruan vreshtat” e jo dhuna, shantazhi, frika e diferencimi qytetarë. Kush mbjellë dhunën, shantazhin, diferencimin, largimin nga puna sot, neser do të korrë furtunën qytetare. Demokracia ka për qellim ta ligjësoj lirinë, jo frikën, dhunën shantazhin.

Cila është zgjedhja: Liria, Drejtësia dhe Demokracia! Filli i drejtësisë dhe i demokracisë është te Zgjedhjet e lira dhe ferr. Çdo rrugë tjetër është e dëmshme për ndjeksitë e saj. Kujdes!
Krejt në fund, shndërrimi i Drenicës, Dukagjinit, Llapit apo edhe Prishtinës në rezervat të një mendësie politike apo qeverisëse, nuk e ndihmon demokracinë, qeverisjën e as zhvillimin e përparimin, përkundrazi e ndihmon keqqeverisjen, jo demokracinë dhe jo zhvillimin.

Më Shumë

Lajmet e Fundit