11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Shtatë fakte për Beethovenin

Më 28 prill të vitit 1810, Beethoven kompozon pjesë të tij të famshme për piano, Fur Elise (Për Elisën).

Titulli vjen nga një dorëshkrim i Beethovenit kushtuar Elisës; dorëshkrimi ka humbur – duke ndezur interesin për të mësuar se kush mund të ketë qenë “Elise”.

Ka shumë teori, duke filluar nga keqleximi i dorëshkrimit deri tek idea se Beethoven mund të ketë njohur vajzën me emrin Elise. Muzika me nostalgji, shpresë, dëshpërim njëherësh – lënë të kuptohet se me Fur Elise, kompozitori kujton të dashurën që e kishte humbur.

“Tirana Observer” boton shtatë fakte që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë për kompozitorin e madh.

1 – Nuk e dimë tamam se kur ka lindur

Nuk ka asnjë të dhënë të saktë të datës së lindjes së Beethovenit. Datëlindja e tij zakonisht është festuar më 17 dhjetor, ditën e pagëzimit të tij në kishën Katolike. Studiuesit thonë se me shumë gjasa ka lindur ose me datë 15 ose me 16 dhjetor të 1770.

2 – Koncerti i Parë i Beethovenit nuk ka qenë në fakt koncerti i tij i parë

Edhe thuhet se ishte koncerti i tij i parë, “Koncerti Numër 1 me Piano në C Maxhor” ishte në fakt koncerti i tretë i Beethovenit. Koncerti i tij i dytë u shkrua një dekadë më herët, mes viteve 1787-1789. Ai gjithashtu kishte përfunduar një koncert në piano të publikuar në vitin 1784.

3 – Ishte shumë i dobët në matematikë

Pavarësisht kompleksitetit matematikor të kompozimeve të tij, Beethoven gjithmonë nuk ja ka dalë me numrat. Ai e la shkollën në moshën 11-vjeçare, pasi mësoi si të mblidhte dhe të zbriste, por nuk mësoi si të shumëzonte e pjesëtonte. Prandaj e kishte të vështirë të menaxhonte financat e veta.

4 – Njerëzit i urrenin kuartetet e tij të mëvonshme

Kryeveprat e mëvonshme eksperimentale shokuan dhe hutuan bashkëkombasit e tij. Kompozitori Louis Spohr i përshkroi kuartetet e fundit si të palexueshme dhe të pakorrigjuara. Megjithatë për Beethovenin ato ishin përpjekje për t’u lidhur me hyjnoren.

5 – Ai mund të ketë performuar një herë për Moxartin

Në vitin 1787, Beethoven bëri vizitën e tij të parë në Vjenë, ku Moxarti jetonte gjatë asaj kohe. Sipas biografit Otto Jahn, 17-vjeçari nervoz iu prezantua Moxartit duke performuar një herë me kërkesën e tij.

6 – Shurdhësia nuk ishte problemi i tij më i keq

Gjatë jetës së tij, kompozitori u dëmtua nga shëndeti i keq. Ai vuante nga hepatitis kronik, verdhëza, koliti dhe sëmundje të ndryshme të lëkurës. Përpara se të vdiste në vitin 1827, në moshën 56-vjeçare, nga barku i tij duhet të hiqej shumë ujë, pavarësisht përpjekjeve për të kaluar operacionin pa anestezi. Vazhdoi ta mbajë sensin e tij të humorit.

7 – Fjalët e tij të fundit ndoshta nuk janë ato që ju mendoni

Shumë njerëz besojnë se fjalët e fundit të Beethoven janë: “Do të dëgjoj muzikë në parajsë,”, por pak prova e vërtetojnë këtë. Pak pas vdekjes së tij, ekziston një besim popullor se fjalët e tij të fundit ishin “Duartrokitni miqtë e mi, komedisë i erdhi fundi”.

Më Shumë

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit