21.8 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Shtyhet seanca për mosdeklarim të pasurisë ndaj asambleistit në Rahovec

Të hënën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka dështuar të mbahet seanca fillestare ndaj asambleistit të Komunës së Rahovecit, Dervish Qadraku, i akuzuar për mosdeklarim të pasurisë.

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte kërkesa e të akuzuarit Qadraku që mbrojtjen ta bëjë përmes mbrojtësit të tij, avokatit Qazim Qeska, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kërkoj të shtyhet seanca pasi që kam fol me avokatin Qazim Qeska, ai do të më mbrojë, por sot është i angazhuar në një seancë tjetër” tha i akuzuari.

Pas kësa gjykatësi Mizahir Shabani, ka aprovuar kërkesën e të akuzuarit, duke e ndërprerë seancën e të hënës, ndërsa shqyrtimi fillestar është shtyrë në kohë të pa caktuar.

Ndrysh në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë më 27 shkurt 2019, Dervisha Qadraku, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, respektivisht këshilltar në Asamblenë Komunale në Rahovec, në kundërshtim me ligjin ku ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë ose detyrimeve financiare nga data 01 mars 2018, in jëjti nuk  e bërë një gjë të tillë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari nuk ka paraqitur të dhëna të sakta të kërkuara për vitin paraprak për periudhën 01 janar deri me 31 dhjetor 2017, që në fakt nuk ka deklaruar sipërfaqen prej 6509m2 në zonën kadastrale Radostë Komuna e Rahovecit, sipas certifikatës kadastrale të datës 18 korrik 2018 të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Tutje në aktakuzë thuhet se me këto veprime, i akuzuari Qadraku, ka kryer veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 437, paragrafi 1 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Vetëvendosje e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

“Shtëpia e Bardhë - Zonë e Krimit”. Kështu e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje Komunën e Prizrenit, teksa ka reaguar ashpër ndaj raportit të Zyrës...

Lajmet e Fundit