23.8 C
Prizren
E enjte, 21 Shtator, 2023

Sonte Danimarkë-Kosovë, ‘Dardanët’ synojnë fitoren e dytë

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sonte në “Arena Naestved” do të përballet me Danimarkën, ndeshje kjo që luhet në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”.

“Dardanët” në këtë sfidë që është tejet e rëndësishme për Kombëtaren tonë, vijnë pas fitores se madhe në ndeshjen e parë të këtij cikli garues kundër Zvicrës (76:49).

Kosova mbrëmë në ‘tapetin’ e  “Arena Naestved”, ka zhvilluar seancën e radhës para ballafaqimit me Danimarkën.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ka bërë më dije se “stërvitja ka shkuar sipas planit dhe të gjithë lojtarët po japin maksimumin, ndërsa atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë”.

Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Erjon Kastrati është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvitet rregullisht për të qenë i gatshëm.

Ndeshja Danimarkë-Kosovë fillon në orën 18:00./rtklive/

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: info@renelualtahiri.com

Web: www.renelualtahiri.com

Universiteti i Hildesheim/Hannover shpalos ofertën e studimit për maturantët e “Loyola-Gymnasium”

Në kuadër të informimit lidhur me orientimin profesional dhe mundësitë e studimit në Universitetin Hildesheim/Hannover në Gjermani, sot, para maturantëve të “Loyola-Gymnasium”, ofertën e...

Kiara shfaqet me një stil krejt ndryshe, por nuk i paska aspak hije asaj

Kiara Tito është një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Ajo u bë akoma më e dashur pas martesës së saj me Luizin. Kiara është...

Lajmet e Fundit