21.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Sot mos dilni pa çadër, gjatë gjithë kohës do të ketë shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm.

IHK njofton se do të ketë reshje shiu, ndërsa shtrirja e reshjeve kuptohet nuk do të jetë uniforme në gjithë vendin për shkak të orografisë që ka vendi ynë, por që sasitë e reshjeve do të jenë më të theksuara në jug perëndim dhe veriperëndim.

Pas reshjeve pritet të ketë intervale me diell por që vranësirat do të mbeten të theksuara në gjithë territorin, më shumë rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të jenë pothuajse tipike vjeshtore, deri sa ato maksimalet do të variojnë pak mbi vlerat e normales. Minimalet gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare, prandaj nuk ka rrezik të jemi në kontakt direkt me diellin.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 20 m/s, ndërsa pjesa qendrore e vendit me rrethinë parashihet të fryjë erë me shpejtësi deri 11 m/s.

Më Shumë

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Foleja Residence nuk është vetëm një kompleks modern banesash – është një komunitet i qetë dhe i sigurt në zemër të natyrës, në lagjen...

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

Lajmet e Fundit