35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Sot në Suharekë, luhet akti i dytë i finales Ylli-Peja

Të dielën (sot) do të zhvillohet sfida e dytë e finales së plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës nga ora 20:15.

Ndeshjen e parë në “Karagaqi” e fituan therandasit 75:83, derisa kampion do të shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Duelet mes skuadrave verdhezi kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe sot, ku dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion dhe synojnë ta përfundojnë me titullin e kampionit.

Sot luhet akti i dytë i finales Ylli - Peja

Golden Eagle Ylli në çerekfinale eliminoi Bashkimin 2:1, edhe pse humbi sfidën e parë, ndërsa në gjysmëfinale pas pesë sfidave shumë interesante eliminoi Rahovecin 3:2.

Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën 2:1, derisa në gjysmëfinale u përballë me Ponte Prizrenin, ku kaluan në finale me serinë 3:2, pasi takimi i fundit ishte ndërprerë pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

Kjo është hera e parë për Yllin që ndodhet në finale të “Play-offit”, kurse pejanët kërkojnë titullin e gjashtë në histori të klubit.

Më Shumë

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

Lajmet e Fundit