8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Spanja heq veton për Kosovën

Spanja ka hequr veton ndaj Kosovës për pjesëmarrje në samite, takime dhe konferenca ndërkombëtare. Vetoja ishte vendosur nga Spanja në vitin 2018 nga Mariano Rajoy.

Sipas Europa Press, kryeministri Pedro Sánchez do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor i cili do të mbahet me datë 6 maj. Për shkak të pandemisë së Covid-19, samiti do të mbahet me anë të videokonferencave. Në samitin e 6 majit, pritet të marrë pjesë edhe Kosova.

Spanja nuk e njeh Kosovën dhe burime diplomatike pranë qeverisë spanjolle bëjnë me dije se nuk ka ndryshim pozicioni në territorin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja e Jashtme, Arancha González Laya tha se qëllimi i Spanjës është i njëjtë me atë të Bashkimit Evropian, të arrijë një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit. Ajo gjithashtu bëri me dije se Spanja nuk ka ndërmend të qëndrojë si një vëzhguese në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse boshti i Evropës lëviz në lindje, Spanja gjithashtu duhet të lëvizë dhe duhet të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve atje ku ka konflikte”- tha González Laya.

Më Shumë

E hëne me diell, temperaturat shkojnë në 18 gradë

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbizotërojë mot me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të arrijnë deri ne 18 gradë Celsius, ndërsa...

Juventus merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Pogbas pas rikthimit

Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka mbyllur dyert për një rikthim të mundshëm në skuadër të mesfushorit Paul Pogba. Pogba, i cili është nën kontratë...

Lajmet e Fundit