7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Specialja mund të votohet këtë javë

Amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale me shumë gjasë deri në fund të kësaj jave do të riprocedohen në Kuvendin e Kosovës. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri” brenda partnerëve të koalicionit qeverisës, sipas të cilëve, disa deputetë të PDK-së, të cilët fillimisht kishin votuar kundër Speciales apo kishin abstenuar, tashmë kanë ndryshuar qëndrim.

Pas dështimit të themelimit të Speciales javë më parë në Kuvend, faktori ndërkombëtar ka rritur presionin ndaj zyrtarëve qeveritarë, përkatësisht ndaj drejtuesve të PDK-së, nga të cilët po kërkohet të votohet Specialja, në mënyrë që e njëjta të mos shkojë në OKB, ku ka ndikim të madh Rusia.

Burime brenda Grupit Parlamentar të PDK-së thonë se disa deputetë të këtij subjekti politik kanë ndryshuar qëndrim dhe nëse e njëjta riprocedohet deri në fund të javës në Kuvend, gjasat janë që e njëjta të kalojë./zeri/

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Ballkani triumfon në Gjilan dhe vazhdon kryesimin

Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2. Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash...

Lajmet e Fundit