4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Strategjia “karantina” është më e rrezikshmja

Izolimi apo Karantinimi është strategjia më e rrezikshme që kanë aplikuar institucionet e Kosovës. Përderisa Kosova e ka krejt popullatën e re në Evropë, kjo strategji izolimi/karantinimi vetëm po na shkatërron– nga vendet e punës e deri tek familja.

Karantinimi na e ka humbur imunitetin e të gjithë qytetarëve, ka bllokuar dhe dëmtuar tejmase ekonominë, bujqësinë dhe prodhimin. Ka filluar të krijoi probleme psikike dhe konflikte familjare. Mbi të gjitha nuk ka arritur asgjë, sepse të gjithë ata që kanë një sëmundje shtesë po VDESIN.

Eksperti më i miri suedez dhe këshilltar i drejtorit gjeneral të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH-së), suedezi Dr. Johan Gisecke thotë se izolimi vetëm e vonon procesin, por nuk e ndalon. S’ka shpëtim, vetëm vonim. Në fund të gjithë në Evropë do të infektohen si një CUNAMI.

Kosova i ka dy (2) përparësi: 1. Popullata më e re në Evropë dhe 2. Ka vetëm 2.9% pleq. Para 4 javësh kam kërkuar që të veprojmë lirshëm, kundër Izolimit. Askush s’ka dëgjuar!? Tash vera do të na shndërrohet në vdekje, në vend që të festojmë si gjithmonë dasma dhe gëzime. Deri me tash nuk ka asnjë arsye shkencore Karantina – sepse ata që nuk janë infektuar tash do të infektohen gjatë verës.

T’i ruajmë pleqtë është e vetmja mënyrë për ta kaluar me shumë pak apo asnjë problem këtë situatë.

Suedia dhe Islanda kanë aplikuar Strategjinë e Hapur dhe dokumenti i Universitetit të Harvardit e shesh si modelin më të mirë i aplikueshëm – gjithçka e hapur; madje edhe nxënësit deri në moshën 16 vjeçare shkojnë në shkollë.

Suedia e ka rritur fuqinë e menaxhimit të kapaciteteve shëndetësore; e ka trefishuar. Kosova në anën tjetër për shtatë (7) javë nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim; në vend që menaxhimi i situatave shëndetësore të jetë në të gjitha spitalet e Kosovës – jo vetëm në Infektive në Prishtinë.

Ministri i Shëndetësisë z. Vitia mbanë përgjegjësinë për veprimet përmes të cilave të gjitha qendrat/spitalet shëndetësorë rajonale kanë mbetur pa përkrahje, pa zhvillim, pa avancim dhe pa strategji veprimi. Çfarë strategjie do të aplikoi tash – pas gjashtë (6) javëve kur numri i te vdekurve dhe infektuarve mund të rritet për një kohë të caktuar.

Andaj, Ministria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kombëtare të Shëndetit Publik nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë asgjë në asnjë drejtim. Sikur me qenë vetëm me dalë në televizor. Për të pranuar pacient – këtë e bënë spitali vet se e ka për detyrë – pa juve! Edhe numrat e rasteve, tash po i deklaron spitali. Çka po bëni ju?

Madje, ende nuk keni dalë me asnjë reference, studim apo sugjerim, për ata që janë shëruar vetvetiu?! Si kanë vepruar ata dhe stafi mjekësor.

Kryeministri Kurti më në fund duhet të dal nga ballkoni dhe të rikthejë jetën dhe punën sepse askush nuk e ndalon infeksionin. Do të jetë si CUNAMI në tërë Evropën, sipas Dr. Gisecke. Ky izolim na ka humbë shumicën e imunitetit – andaj duhet sa më shpejt të dalim nga Karantina. Sipas kalkulimeve aktuale që kam bërë, në Kosovë nga Covid19 kanë vdekur vetëm 0.01.2%.

Kryeministër, nuk shkatërrohet Kosova për vetëm 0.01.2% të vdekur – nëse jam edhe unë vet. Por, Karantina nuk ka rendësi – sepse kështu po e shkatërron jetën e tërë kosovarëve. Të lutem Kryeministër, vërja gishtin kokës dhe liroje popullatën para një katastrofe të paimagjinueshme me efekt për 7-10 vjetët e ardhshme. Askush nuk mund ta ndaloi shpërndarjen e virusit – madje as Korea e Jugut dhe as Singapuri. Kina ka shifra të njëjta – por që nuk i publikon.

Z.Kurti, Kosova nuk ua ka borxh disa individëve këtë lloj shkatërrimi, andaj reago në interes nacioanal. E gjithë Evropa tashmë po reagon – edhe pse kanë ekonomi të qëndrueshme dhe Bankën Evropiane me BILIARDA euro rezerva. Ku është Kosova? Mos e varfëro e shkatërro vendin tonë? Albin, sa kohe mund të qëndrosh i izoluar (sikur të ishe në karantinë)?. Mendoje?! Trego force vendimmarrjeje dhe behu lider.

Dy strategjitë që duhet të aplikoi Kosova – që krijojnë lehtësime, zhvillim dhe avancim në vendin tonë. Frika nga infektimi nuk shëron asgjë. Frika nga infektimi nuk i mbanë njerëzit brenda prej 12-18 muaj.

Kosova duhet të filloi gradualisht që brenda 3 jave t’i eliminoi të gjitha ndalesat.

Strategjia e Shpërndarjes së Përgjegjësisë: Shpërndaje sa më shpejtë përgjegjësinë tek Spitalet Rajonale dhe QKMF-të. Hapi të paktën shkollat fillore deri në klasën e 8-të – sepse fëmijët nuk infektohen lehtë. Këshilla ime është edhe shkollat e mesme – sepse maturantët dhe matura po shkatërrohet.

Exit Strategjia: Ruaj vetëm Pleqtë dhe të moshuarit nga mosha 50 vjet e sipër. Këtë e kishte thënë edhe Ministri i Mbrojtjes së Izraelit në fillim të epidemisë. Angazhoi të gjitha moshat e reja – sepse askush nuk do të pres 12-18 muaj vaksinën e cila nuk dihet se çfarë efektesh anësore ka.

Infektimi do të jetë si CUNAMI – andaj askush nuk mund ta ndaloi – madje as IZOLIMI.

Ulja e rasteve do të marr disa muaj dhe nga muaji tetor i gjithë populli i Kosovës do të jetë IMUN ndaj ri-shpërndarjes së Corona Virusit.

(Opinionet nuk pasqyrojnë qëndrime redaksionale)

Më Shumë

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Lajmet e Fundit