Sulmohet zyrtari i KEDS-it në Prizren

Është sulmuar fizikisht një zyrtar i KEDS-it në Prizren.

Sulmuesi është arrestuar dhe ndalur në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak se i është bërë shkyçja e rrymës, kishte shkuar në zyrën e KEDS-it dhe kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar)”, njofton Policia e Kosovës.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit