14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Super Edge, Super Spektakël: Trepça triumfon në Ligën Unike

Spektakli i basketbollit në Vlorë është mbyllur me triumfon e Trepçës në Ligën Unike Lajthiza.

Mitrovicasit në një super finale kanë shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit 66:67 (19:11, 15:25, 18:13, 14:21).

Kjo ishte hera e parë që klubi mitrovicas e fiton këtë trofe.

Në parket dhe tribuna ishte spektakël i basketbollit, me një sfidë dramatike, derisa një numër i madh i tifozëve kishin udhëtuar nga Mitrovica e Theranda për ta përcjellë këtë finale.

Therandasit e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 5:0, e më pas ngritën epërsinë në 16:5, që ishte më e larta, por mitrovicasit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen, ku çereku i parë përfundon 19:11. Në periudhën e dytë, Ylli kishte dy herë epërsi prej 13 pikësh, por fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës u rikthyen dhe bënë përmbysjen e madhe, për të shkuar në pushim me rezultat 33:34.

Lojë me rikthime u zhvillua në periodën e tretë, për të bërë sfidën shumë interesante në Vlorë dhe një spektakël të basketbollit. Pas një loje me rikthime, shifrat në semafor ishin 52:46. Të udhëhequr nga i jashtëzakonshmi Alonzo Verge Jr, Ylli vazhdoi të shkëputet në rezultat 60:47, por dy treshe radhazi nga Mikaile Tmusiq bën që fituesi të mos vendosej deri në fund, e në momentet vendimtare në skenë doli i zakonshmi Darnell Edge me shtatë pikë radhazi, ku treshja e fundit ishte e jashtëzakonshme dhe vendimtare për 66:67.

Verge Jr ishte më i miri te Ylli me 28 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, kurse Edge e mbylli ndeshjen me 25 pikë, tre kërcime e dy asistime, duke u ndihmuar nga Tmusiq me 16 pikë e gjashtë kërcime.

Darnell Edge u shpall MVP i Ligës Unike, çmim që iu nga Hajri Elezaj, sponsor gjeneral nga Uji Lajthiza.

Ndërkohë, trofeun për kapitenit e Trepçës, Valdrin Haxhiu ia kanë ndarë Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Hajri Elezaj si sponsor gjeneral nga Uji Lajthiza.

Më Shumë

Rreth 60 aksidente trafiku për 24 orë

Brenda 24 orëve në Kosovë u shënuan 59 aksidente trafiku. Kështu bën me dije raporti i policisë. Po ashtu u regjistruan 24 aksidente me të lënduar...

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

Lajmet e Fundit