4.3 C
Prizren
E shtunë, 15 Shkurt, 2025

A do të zbulohen spiunët në Kosovë?

spiunetKa mbi 20 vjet që Kosova është shkëputur nga regjimi komunist në ish-Jugosllavi. Megjithatë, ish-zyrtarë të asaj kohe, ende mbajnë poste vendimmarrëse në Kosovë.

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, analistët dhe përfaqësuesit e disa partive politike opozitare, vlerësojnë se lustracioni do ta ndihmonte Kosovën që të ndahet edhe ideologjikisht nga komunizmi.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë për agjencinë e lajmeve INA, se procesi i lustracionit dhe ballafaqimi me të kaluarën pushtuese totalitare është një proces i domosdoshëm për shoqëritë të cilat kanë kaluar nëpër periudha të tilla.

“Vetëm duke kaluar nëpër këtë proces dhe duke u ballafaquar me të, mund ta zgjidhim këtë problem. Por, kjo gjë duhet bërë gjithmonë duke pasur parasysh se lustracioni është proces që duhet bërë për pastrimin shpirtëror të mbarë shoqërisë, dhe jo një instrument shantazhi e presioni”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi thotë për agjencinë e lajmeve INA se procesi i lustracionit për ne shqiptarët që kemi qenë të robëruar, nuk është aspak i lehtë.

“Lehtë është të bëhet lustracioni të popujt që është ndërruar vetëm sistemi. Për ne shqiptarët që kemi qenë të robëruar, nuk është aspak i lehtë. Nuk e di sa kemi skenime të sakta, se mundet fare lehtë që brenda nate patrioti të bëhet tradhtar dhe e kundërta. Por, vendosja e njerëzve në pozita kyçe duhet të bëhet me kujdes. Fatkeqësisht, ne shqiptarët në ketë rrafsh jemi bërë më shumë se syleshë”, shprehet Krasniqi.

Analisti Vilhard Shala shprehet për INA-n se është i pajtimit që menjëherë të hapen dosjet dhe personat që ka qenë të përfshirë në postet dhe shërbimet e asaj kohe, duhet të penalizohen.

Ndërkaq, profesori i së drejtës, Fatos Rushiti thotë se, “lustracioni në Kosovë njëherë përnjëherë nuk mund të fillojë pa përfunduar bisedimet politike deri sa të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”.

“Shteti i së drejtës në Kosovë ende nuk funksionon si duhet, sidomos në Gjyqësi, ende nuk kemi pavarësi të gjyqësorit nga politika, ndërsa vet politika në Kosovë është konfliktuoze me shumë parti, dhe me shumë afera korruptive pothuajse tek të gjitha partitë që janë aktive, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal. Në këtë kontekst, lustracioni pa një konsolidim të klasës politike me njerëz të rinj dhe të pandikuar politikisht në qeverisje nuk do të mund të kapet seriozisht dhe të ketë sukses të plotë’, thekson Rushiti.

Sipas tij, “një tjetër dimension që mund ta bëj lustracionin jo të pranueshëm për shoqërinë është se ende njerëz të ish-sistemit jugosllav janë në krye të partive politike kryesore në Kosove, kështu që kjo nismë nuk mund ta ketë kredon morale por edhe profesionale për tu realizuar në të vërtetë”.

Kosova është njëra ndër shtetet e rajonit që nuk ka ligj për lustrim (pastërtinë e figurës), derisa për çdo ditë në opinion flitet për një numër relativisht të madh të politikanëve, profesorëve, gazetarëve e teologëve, që i kanë shërbyer e vazhdojnë t’i shërbejnë shteteve të “të tjerëve”.

Ligjvënësit dhe ekspertët kërkojnë që Kuvendi i Kosovës sa më shpejtë ta miratojë ligjin për lustrim, që të dihet më pas se kush kanë qenë bashkëpunëtor i UDB-së, e kush ka qenë i maltretuar nga spiunimi i tyre.

Edhe pse pastrimi i figurave konsiderohet shumë i vështirë, sepse dosjet e UDB-së janë në Beograd, ekspertë të shërbimeve sekrete, partive opozitare, Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, kërkojnë që procedurat për hartimin dhe miratimin e këtij ligji të fillojnë sa më shpejtë.

Më Shumë

Lajm i mirë për Parashqevi Simakun, këngëtarja bëhet me shtëpi të re

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca…”, nis kështu një video në Instagram e...

Plaçkitet shtëpia e familjes Mazreku në Malishevë, vidhen mbi 30 mijë euro para të gatshme

Rastet e vjedhjeve të rënda nuk kanë të ndalur nëpër qytete të ndryshme në Kosovë, ku përveç bineseve, po e pësojnë qytetarët që hajnat...

Lajmet e Fundit