27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Teksas: Një 14-vjeçar dhe njerku i vet vdiqën nga vapa ekstreme pasi dolën për shëtitje

Një djalë 14-vjeçar dhe njerku i tij kanë vdekur në Teksas pasi dolwn për shëtitje në vapë ekstreme, ku temperaturat arritën në 48.3 celsius.

Adoleshenti i paidentifikuar humbi jetën pasi u sëmur dhe mbeti pa ndjenja në kushtet përvëluese, ndërsa 31-vjeçari humbi jetën në një aksident automobilistik teksa po përpiqej të kërkonte ndihmë.

Tragjedia ndodhi në shtegun Marufo Vega në Parkun Kombëtar Big Bend ku dyshja po shëtisnin së bashku me vëllanë 21-vjeçar të adoleshentit, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Në përpjekje për të marrë ndihmë pasi 14-vjeçari u sëmurë, njerku u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kthye në automjetin e tij, ndërsa vëllai i madh u përpoq të mbante në shpinë vëllanë atje ku fillonte shtegu.

Më Shumë

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Lajmet e Fundit