2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Thaçi në KS të OKB-së: Integrimi i Kosovës në BE, synim parësor

Thaci-OKBNë seancën e parë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeministri Hashim Thaçi ka përmendur si progres mbajtjen e zgjedhjeve lokale në të gjitha komunat e Kosovës, procesin e integrimit evropian dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka përmendur edhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për komunën veriore të Mitrovicës, pasiqë kryetari i zgjedhur kishte refuzuar të bënte betimin me ligjet e Kosovës. Thaçi tha se i bën thirrje botës demokratike që t’u bashkohet edhe vendeve të tjera në njohjen e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Këshillin e Sigurimit, pak ditë para se Republika e Kosovës të festoj 6-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së saj, të njohur tashmë nga 105 vende prej të gjitha kontinenteve të botës, i ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe gjithashtu iu ka bërë thirrje vendeve të tjera, duke përfshirë anëtarët e KS të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të marrin ketë hap dhe të bashkohen me botën demokratike në përkrahjen e Kosovës si anëtar i barabartë dhe i plotë i bashkësisë ndërkombëtare.

“Integrimi i Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian është synimi ynë parësor dhe i pa-alternativë, si rrugë e modernizimit dhe konsolidimit të rajonit në familjen evropiane.

Ne jemi duke zhvilluar negociata me Komisionin Evropian për të përcaktuar përmbajtjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të sigurojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë në vendet e Bashkimit Evropian, përkatësisht zonën Schengen – si dy procese kontraktuale dhe komplementare për shoqërinë e Kosovës.

Si rezultat i punës së madhe të Qeverisë dhe mbarë shoqërisë, Parlamenti Europian në një rezolutë ka përgëzuar Kosovën për arritjen e një sërë reformash të rëndësishme politike, administrative dhe ekonomike nga autoritetet dhe populli i saj, si dhe përafrimi i legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, dhe rritja e kapaciteteve për adresimin e prioriteteve të procesit të integrimit evropian, të dala nga studimi i fizibilitetit të Komisionit Evropian.

Në Republikën e Kosovës vazhdojnë trendët pozitive të stabilitetit ekonomik e financiar, që reflektohen në buxhetin për vitin 2014, i cili është i bazuar në burime të qëndrueshme dhe ka si veçori kryesore – rritjen e mirëqenies qytetare. Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2014 është në harmoni me direktivat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe parashikon rritje ekonomike me mbi 4% nga më të lartat në rajon.

Me rëndësi për popullin e ri të Kosovës është se pjesërisht mori fund edhe izolimi prej më shumë se 2 dekadash ndaj sportistëve të Kosovës ku FIFA, ka arritur mirëkuptimin që Republika e Kosovës të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare. Ndërsa zhvillime akoma më të mira kemi nga Federata Evropiane e Hendbollit, që i lejon Kosovës të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare pa kushtëzime.

Në fund rikujtoj që viti 2014 është një mundësi e mirë që bota të kthejë sytë nga rajoni ynë, i cili 100 vite më parë u bë burim i një lufte kolosale, të cilën njerëzimi e ka vuajtur shumë. Këtë vit shënohet edhe 25-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, fantazmës së fundit artificiale që ndante botën. Në prill të këtij viti do të kemi 1 vjetorin e marrëveshjes së parë ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja e 19 Prillit është marrëveshje e cila sipas opinionistëve dhe diplomatëve botërorë, duhet të shërbejë si model për të zgjedhur kontestet që shqetësojnë rajonin dhe me gjerë.

Duke u nisur nga këto pika dhe duke vlerësuar arritjet e Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe stabilitetit ekonomik, social dhe politik, si dhe duke theksuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është koha për Këshillin e Sigurimit të konsideroj transformimin e UNMIK-ut në zyrë politike të Organizatës të Kombeve të Bashkuara me qëllim të përfaqësimit të Agjencioneve të Specializuara dhe politikave të OKB-së si dhe të ndihmojë Republikën e Kosovës në realizimin e aspiratave të vendit tonë për të ju bashkuar komunitetit të kombeve të lira”, ka theksuar ndër të tjera Thaçi.

Më Shumë

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit