21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Thaçi: Nuk do t’i rikthehem PDK-së

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një lajm të madh të enjten. Se është kumt i mirë ose i keq, varet nëse jeni mbështetës ose kundërshtar i tij, shkruan sot Koha Ditore.

Në konferencën e fundvitit Thaçi ka thënë se mund të kandidojë vetëm edhe një herë për postin e kreut të shtetit, dhe ka paralajmëruar se ai nuk do t’i kthehet as PDK-së, por as Legjislativit e Ekzekutivit.

“Për mua është më se e qartë se angazhimi im politik në jetën institucionale nuk do të ketë rikthim në proceset që i kam kaluar, as në të udhëhequrit e partisë, as pjesë e ndonjë përbërjeje të Parlamentit, e as në ndonjë pozicion të qeverive të ardhshme të Kosovës. E theksova, e vetmja mundësi e angazhimit tim politik është këtu ku jam, në Presidencë, por edhe mundësia e garës që është e drejtë kushtetuese dhe ligjore edhe për një mandat, nëse zgjedhjet mbahen drejtpërdrejt për presidentin”, ka thënë kreu i shtetit.

“Nëse jo, atëherë mbeteni pa mua në skenën politike”

Më Shumë

Vetëvendosje e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

“Shtëpia e Bardhë - Zonë e Krimit”. Kështu e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje Komunën e Prizrenit, teksa ka reaguar ashpër ndaj raportit të Zyrës...

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Lajmet e Fundit