Begaj inspektoi gjendjen e rrugëve në fshatrat malore

Kryetari i Komunës së Malishevës, sot ka vizituar fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, në Malet e Berishës, për ta parë nga afër gjendjen e rrugëve, në këto vendbanime të thella malore. Aktualisht rrugët janë të kalueshme, por në disa vende, sidomos brenda në Fshat të Ri, ka akull në rrugë dhe vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar.

Pas inspektimit të rrugë, kryetari Begaj, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka kërkuar që kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, të hedhë krip në këto rrugë, në mënyrë që rruga të jetë lehtë e kalueshme.

Përndryshe, rrugët janë të hapura dhe të kalueshme, në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës, përfshi edhe fshatrat e thella malore.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit