Theren me thikë burrë e grua në Rahovec

Burrë e grua janë therur me thikë nga një i dyshuar në Rahovec.

Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme psikike.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, njofton policia.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rahovec 10.09.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar (burrë e grua) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./ PrizrenPress.com

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit