14 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

Totaj: Askush në PDK nuk i ik llogaridhënies për rezultatin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka deklaruar se kjo parti është duke i analizuar shkaqet që kanë çuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai ka treguar se pas analizës, kjo parti do të dalë edhe me konkluzione konkrete për të ardhmen.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Totaj ka thënë se askush në parti nuk i ik llogaridhënies për rezultatin e arritur në këto zgjedhje. “Ne aktualisht jemi në proces të analizave të shkaqeve, pastaj do të kemi edhe konkluzione si dhe rekomandime se si do të veprojmë në të ardhmen. Ajo që mund të them tani është se askush brenda partisë nuk ik nga llogaridhënia, por ne aktualisht po e bëjmë identifikimin e fushave ku kemi mundësi për përmirësim, me qëllim të ngritjes së performancës e jo me qëllim të kërkimit të përgjegjësisë, aq më pak në një kontekst të fjalës ‘përgjegjësi’ e cila, ndoshta, t’i kujton kohët e kaluara!”, ka thënë Totaj.

Nënkryetari i PDK-së ka bërë me dije se të gjitha diskutimet brendapartiake kanë për qëllim avancimin dhe ngritjen e PDK-së. “Diskutimet brenda forumeve partiake zhvillohen me tone pozitive dhe konstruktive. Në kuptimin e plotë të fjalës ne jemi kritikë ndaj vetes, por vetëm në drejtim të identifikimit të proceseve dhe dukurive negative”, është shprehur ai.

Totaj, i cili është kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, ka treguar se ai do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të kësaj komune. “Mendoj se gjasat për t’u kthyer PDK-ja në pushtet në Prizren janë të mëdha. Kur e them këtë, bazohem në disa faktorë siç janë: përkrahja që unë e kam nga partia, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e mirë brenda Degës së PDK-së në Prizren, kualitetin e resurseve humane që e kemi brenda PDK-së në qytetin e Prizrenit, përfshirë këtu edhe degën e Zhurit dhe të Hasit”, ka deklaruar Totaj.

“Epoka e re”: Z. Totaj, në zgjedhjet e 14 shkurtit PDK-ja është renditur partia e dytë me mbi 17 për qind të votave. Cili është vlerësimi juaj për këtë rezultat?
Totaj: Sinqerisht nuk kemi pritur se mund të fitojmë. E kemi pritur, ndoshta, këtë radhitje, por jo kaq dallim të madh në rezultat në mes të partisë së parë dhe të dytë. Mendoj se shkaqet që e kanë kushtëzuar, mënyra dhe shpejtësia se si është arritur ky rezultat, e bëjnë të njëjtin të paqëndrueshëm, sepse nuk është kjo gjendja reale. Shikuar në një afat pak më të gjatë kohor, mund të ketë qenë gjendje apo disponim i çastit i elektoratit. Më shumë kujdes po i kushtojmë rënies së numrit të votave sesa faktit që nuk kemi dalë partia e parë. Sidoqoftë, ne e kemi pranuar këtë rezultat si alarm që të fillojmë të mendojmë, si, çka dhe pse ndodhi, sidomos fokusi çka tani?

“Epoka e re”: Çfarë mendoni se ka ndikuar në këtë rënie të PDK-së?

Totaj: Mendoj se dy grupe të shkaqeve kanë ndikuar. Së pari si shkaqe të jashtme kanë qenë ambienti i krijuar në Kosovë dhe një eufori në krijimin e së cilës kanë kontribuuar shumë faktorë, më shumë ose më pak relevantë, dhe assesi jo vetëm PDK-ja. Këtu vlen të theksohen edhe demagogjia dhe populizmi i LV-së, i cili personalisht besoj se është i dëmshëm dhe, si i tillë, shpejt do të demaskohet nga zhvillimet në të ardhmen e afërt duke i zhgënjyer kështu votuesit që presin shumë. Së dyti, kanë qenë shkaqet e brendshme sikurse janë qëndrimi i gjatë në pushtet i cili e konsumon çdo parti, ngecja apo vonesa në reforma të cilat kishin filluar, por u ngadalësuan, mosadresimi me kohë dhe në mënyrë të duhur i dukurive negative për të cilat PDK-ja akuzohet shpesh pa të drejtë. Po ashtu, mund të them se edhe menaxhimi joadekuat i resurseve humane të shumta dhe kualitative që i ka PDK-ja, mosmarrje seriozisht e mendimit kritik i cili nuk them se nuk ka ekzistuar brenda PDK-së.

“Epoka e re”: Rezultati ka nxitur disa reagime të brendshme partiake, duke kërkuar marrje të përgjegjësisë nga lidershipi i partisë. Si i keni parë këto reagime?
Totaj: Reagimet e tilla tregojnë se PDK-ja është parti e hapur dhe brenda saj ka liri dhe hapësirë për të shprehur mendim ndryshe. Të gjitha diskutimet e kësaj natyre personalisht besoj se kanë për qëllim vetëm avancimin dhe ngritjen e PDK-së dhe, besoj se, ashtu do të ndodhë. Ne aktualisht jemi në proces të analizave të shkaqeve, pastaj do të kemi edhe konkluzione si dhe rekomandime se si do të veprojmë në të ardhmen. Ajo që mund të them tani është se askush brenda partisë nuk ik nga llogaridhënia, por ne aktualisht po e bëjmë identifikimin e fushave ku kemi mundësi për përmirësim, me qëllim të ngritjes së performancës e jo me qëllim të kërkimit të përgjegjësisë, aq më pak në një kontekst të fjalës “përgjegjësi” e cila, ndoshta, t’i kujton kohët e kaluara. Diskutime brenda forumeve partiake zhvillohen me ton pozitiv dhe konstruktiv dhe e them në kuptimin e plotë të fjalës, se ne jemi kritikë ndaj vetes, por vetëm në drejtim të identifikimit të proceseve dhe dukurive negative.

“Epoka e re”: C?farë duhet të ndryshojë kjo parti për t’u rikthyer në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë?

Totaj: Mendoj se disa prej shkaqeve, sidomos ato të brendshme, që e kanë kushtëzuar krijimin e kësaj gjendje e që u listuan më lart, duhet të eliminohen. Kur e them këtë kam parasysh: ngritje në cilësi të menaxhimit të resurseve humane partiake, mos të ketë vonesa në vendimmarrje dhe të ketë nominimin/formalizim të shpejtë të kandidaturave, sidomos në ato komuna ku nuk ka dilema rreth emrave, sepse kështu kandidatëve do t’u mundësohej të kenë kohë të mjaftueshme në dispozicion për t’u përgatitur, bashkërenditje të të gjitha angazhimeve partiake në një drejtim dhe në përkrahjen serioze për kandidaten e dominuar, fokusim në ato komuna ku PDK-ja, le të themi, tradicionalisht ka përparësi dhe rrjedhimisht gjasa për t’i fituar zgjedhjet lokale. Duhet theksuar se rezultati i zgjedhjeve nacionale nuk është tregues real i disponimit të elektoratit, sepse në zgjedhje lokale votohet me logjikë tjetër krahasuar me zgjedhjet nacionale, andaj edhe rezultatet nëpër komuna do të jenë krejt ndryshe.

“Epoka e re”: A do të kandidoni për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale?
Totaj: Po, unë do të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit vijues. Pritet koha e duhur dhe kandidatura ime do të zyrtarizohet apo formalizohet sepse ajo tashmë veç është e shpallur.

“Epoka e re”: Sa janë gjasat që ta riktheni qeverisjen e PDK-së në këtë qytet?

Totaj: Mendoj se gjasat për t’u kthyer PDK-ja në pushtet në Prizren janë të mëdha. Kur e them këtë, bazohem në disa faktorë sikur që janë: përkrahja që unë e kam nga partia, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e mirë brenda Degës së PDK-së në Prizren, kualitetin e resurseve humane që e kemi brenda PDK-së në qytetin e Prizrenit, përfshirë këtu edhe degën e Zhurit dhe Hasit, për shkak të skandaleve të shumta, pakënaqësinë e qytetarëve të Prizrenit me keqqeverisjen e LV-së prej se kanë ardhur në pushtet lokal, përvojën që unë e kam krijuar në politikë prej se jam kyçur. Mendoj se është me rëndësi të theksohet se ne jo vetëm që do të kthehemi në pushtet, por kur të kthehemi do të implementojmë qeverisje shumë më kualitative se që qyteti ka parë deri më tani ndonjëherë, sepse i kemi të gjitha parakushtet që një gjë e tillë të ndodhë.

Më Shumë

Prizren, 10 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse...

Prizren: I kanosi nënën dhe motrën me vrasje, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji  ndaj të pandehurit P.B., për shkak të dyshimit se ka kanosur nënën...

Vdiq reperi dhe aktori DMX

Reperi DMX ka vdekur në moshën 50 vjeçare. Lajmin e dha familja e tij. “Shumë të pikëlluar ju njoftojmë se sot më i dashuri ynë,...

Rahoveci kërkon nga qeveria dëmshpërblim për bujqit e dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve

Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smjal Latifi ka...

Drita Millaku e VV’së shpall kandidaturën për kryetare të Prizrenit

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka shpallur kandidaturën e saj për kryetarë të Prizrenit. Millaku ka...

“Së shpejti në ring”, Florian Marku paralajmëron surprizën e radhës

Florian Marku, pas fitores së tetë në boks kundër Rylan Charlton, mezi pret të rikthehet sërish në ring. Ende nuk ka një datë se...

Ilda Bejleri është gati të rikthehet në televizion!

Që nga momenti që u largua nga “Procesi Sportiv”, Ilda Bejleri nuk ka qenë me prezente në ekran. Ajo nuk u shkëput mirë nga emisioni...

“Vladimir Putini mund të shkaktojë nisjen e luftës në Evropë”

Vladimir Putin po rrezikon nisjen e luftës në Evropë, duke grumbulluar trupat përgjatë kufirit me Ukrainën. Ky është mendimi i një ish-ambasadori amerikan. Michael McFaul,...

Kujt do t’iu konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Para disa ditësh nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar se është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Koncept-dokumenti parasheh...

Millaku shpall kandidaturën për Prizrenin, Dega e VV-së s’ka informacione, Haskuka e zyra qendrore heshtin

Deputetja Drita Millaku dje publikisht ka treguar se synon të garojë për kryetare të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë....

Rojtari i fabrikës gjendet i vdekur në një barakë në Rahovec

Policia e Gjakovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në një barakë në Rahovec. Zëdhënësi Nysret Xhurkaj, ka treguar se sot rreth...

Totaj kujton 2 vjetorin e zgjedhjes në krye të PDK-së në Prizren

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka kujtuar 2 vjetorin e zgjedhjes së tij, në krye të partisë në këtë qytet. “Sot dy vite...

A do ta prishë agjërimin e Ramazanit, vaksina për Covid-19?

Ekziston një konsensus shkencor në të gjithë botën se vaksinimi gjatë agjërimit nuk e komprometon agjërimin në muajin e Ramazanit. Ndërsa muaji i Ramazanit fillon...

Pritja e lirisë, në lirinë e ardhur

Rreth romanit “Prishtina”, të shkrimtarit Mehmet Kraja Ballsor Hoxha Pritja, si zbulim i shoqërisë kosovare, është bosht i romanit “Prishtina” të Mehmet Krajës, edhe atëherë kur...

Prizreni, komuna e parë me Pikë Vrojturse

  Prizreni, tanimë do ketë edhe një ofertë të re turistike, Pikën Vrojtuese (View Point), nga ku qytetarët dhe turistët mund t’i shikojnë e t’i...

Shkelën masat antiCOVID-19, dënohen 575 qytetarë për 24 orë

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 575 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19, në ditën kur ka filluar edhe zbatimi...

Lajmet e Fundit