15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Tre persona lëndohen nga një tentim vrasje

Shiriti i policiseTre persona janë lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, ku si pasojë e një mosmarrëveshje, ka ardhur deri tek një përleshje fizike mes katër personave, e cila ka rezultuar me të shtëna armësh dhe lëndim të tre personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia raporton se lëndime trupore kanë pësuar tre te dyshuar, dy prej tyre nga arma e zjarrit e njëri nga një mjet i fortë. Dy nga të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK në Prishtinë.

Policia raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalë te gjitha njësitet përkatëse, ku kanë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja të revoles, një bisht sëpate, një predhë plumbi, një maicë te përgjakur dhe një veturë civile të tipit Ford me targa vendore. Lidhur me rastin, gjatë kontrollit tek te dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të tipit CZ dhe me Gas. Me urdhër te Prokurorit, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese merr vendim: I obligon partitë që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin

Gjykata Kushtetuese i ka obliguar partitë politike që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin. Kjo është bërë pas kërkesës nga AAK-ja dhe partitë në opozitë,...

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

Lajmet e Fundit