18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Zgjerohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Iowa-së

Barnstad dhe jahjagaKosova dhe shteti i Iowa-së e kanë zgjeruar bashkëpunimin. Përveç me Gardën Kombëtare të Iowa-së, tash dy vendet do të mund të bashkëpunojnë në ekonomi, bujqësi, kulturë e fusha tjera. Kjo u bë e mundur pasi Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe guvernatori i Iowa-së, Terry Barnstad nënshkruan marrëveshjen e partneritetit e cila do të mundësoj thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar lartë vizitën e guvernatorit Barnstad, dhe nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet, duke thënë se tani bashkëpunimi do të thellohet edhe me tutje në shumë fusha mes dy shteteve.

Jahjaga ka deklaruar se këtë vizitë e konsideron si një vizitë shumë të rëndësishme të thëllimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, të ndihmës dhe të përkrahjes në edukim, mjekësi dhe në bujqësi. Ajo ka theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe me tej, pasi do të kenë përfitime të bashkëpunimit shkencor dhe ndërmjet instituteve, në industrinë e përpunimeve dhe të shfrytëzimit të prodhimeve bujqësore në industri.

“Marrëveshja e partneritetit për shtetet si motra që e nënshkruam sot, ka një rëndësi të veçantë, pasi krijon mundësi të reja për shkëmbim të eksperiencave dhe përvojave ndërmjet dy vendeve tona, mundësi për zhvillim në fushën ekonomike, në fushën e kulturës, të drejtësisë dhe të edukimit. Me anë të këtij partneriteti po krijohen mundësitë e reja të thithjes se investimeve, të rritjes së kapaciteteve humane, të shfrytëzimit të potencialit tonë natyror si dhe të promovimit të vlerave tona të përbashkëta. Me nënshkrimin e këtij partneriteti ne po kërkojmë edhe me tej përkushtimin tonë të përbashkët për të zhvilluar marrëdhënie miqësore ndërmjet dy vendeve tona”, ka deklaruar Jahjaga.

Presidentja u shpreh se guvernatori i Iowa-së, miku i Kosovës ku do që të shkoj do të ketë dashurinë e madhe të qytetarëve të Kosovës për SHBA-të për shtetin e Iowa-së dhe do ta ndjen falënderimin nga zemra për ndihmën që populli amerikan i dha Kosovës për të fituar lirinë dhe për të qenë e pavarur dhe për të ndërtuar demokracinë.

Jahjaga ka thënë se ideali i etërve që krijuan Amerikën është frymëzim i përhershme dhe është një dritë udhërrëfyese edhe për të, por edhe për popullin e Kosovës për të ecur përpara.

Ndërsa, guvernatori i Iowa-së, Terry Barnstad u shpreh se është i impresionuar me këtë arritje që ka bërë Kosova për një periudhë të shkurtër kohore. Ai ka theksuar se ky është vetëm një fillim i bashkëpunimit, pasi bashkëpunimi mes Kosovës dhe Iowa-së do të vazhdoj edhe me tej.

“Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, dua të them që ne kemi marr disa hapa konkret të cilët na kanë sjell sot këtu. Shteti i Iowa-së ka qenë një partner i gjatë i Kosovës siç ka qenë edhe garda kombëtare e Iowa-së dhe me këtë mund të përfitojnë përmes programit të partneritetit dhe të krijojnë marrëdhënie të tilla. Ky program i ka dhënë shumë shteteve mundësi që të përfitojnë përvoja, të marrin ndihmë në krijimin e institucioneve demokratike, zhvillimi i ekonomisë të rigjenerohet dhe bashkëpunimin mes agjencive”, ka deklaruar Barnstad.

Barnstad ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Iowa-së nuk janë të reja, pasi këto marrëdhënie zhvillohen gjatë tetë viteve të fundit dhe sidomos të gardës kombëtare, po ashtu edhe në fushat tjera që do t’i shtohen kësaj.

Ai ka thënë se shteti i Iowa-së është krenar që ka një shtet mik si Kosova që mund të bashkëpunoj përtej detit, si në ekonomi, kulturë, turizëm, bujqësi, sigurimin publik, sigurimin shëndetësor, transportin publik, burime natyrore dhe zhvillimit ekonomik. Barnstad u shpreh se ata i gëzohen bashkëpunimit në të ardhmen dhe shkëmbimit të përvojat mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-së.

Gjithashtu guvernatori Branstad ka përshëndetur marrveshjen Kosovë –Serbi duke e cilësuar si marrëveshje me efekt pozitv për tërë rajonin.

“Këto lloj të marrëveshjeve paqësore janë shumë pozitive për rajonin dhe kjo mund të jetë shembull sesi paqja mund trë arrihet midis dy veneve që dikur kanë qenë kundërshtare. Dua të përgëzoj të dyja palët dhe mendoj se kjo marrëveshje do të ketë efekt për tërë rajonin”, ka theksuar Branstad.

Më Shumë

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Latifi mban mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive. Ai me drejtorët ka biseduar për ecurinë e punëve,...

Lajmet e Fundit