9.8 C
Prizren
E hënë, 4 Nëntor, 2024

“Tri dritare dhe një varje”, afër premierës

Film-Tri dritare dhe një varjeProjekti i fundit filmik i regjisorit Isa Qosja, që shfaqë trajtimin që ia bënë shoqëria kosovare grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës do të jetë i gatshëm për premierë në fund të marsit. Pas përfundimit të xhirimeve filmi do të dërgohet në Gjermani, ku do t’i jepet edhe dora e fundit. Por nuk dihet nëse do të kenë fatin prishtinasit që këtë film ta shohin të parët, pasi që, ende nuk është vendosur nëse premiera e këtij filmi të jepet në Prishtinë apo në ndonjë festival të huaj.

Jeta e femrave dhe grave të dhunuara gjatë luftës nga paramilitarët, ushtarët e policët serb, përkatësisht, mënyra se si i pranon shoqëria ato, trajtohet në filmin më të ri të regjisorit kosovar, Isa Qosja. Të gjitha xhirimet e filmit “Tri dritare dhe një varje”, sikurse dihet tashmë kanë përfunduar, ndërkaq ka mbetur të punohet edhe pak deri në përfundimin e tij.

Qosja, thotë se ky projekt filmik afërsisht në fund të marsit të këtij viti do të jetë i gatshëm për tu dhënë si premierë.

“Ne jemi në fazë të përpunimit tonik, miksit, paramiksit, përpunimit të fotografisë, gjegjësisht korrigjimit të ngjyrave edhe dritave, dhe kjo do të zgjasë diku dy javë. E kemi përcaktuar një termin të tillë (për përfundim të filmit).

Me datën 10 mars duhet të shkojmë në Gjermani në Bavaria film, atje ku e kemi fituar edhe fondin për përpunimin final, ose post produksionin e filmit. Dhe atje do të zgjasë puna dy javë, e pas dy javësh filmi do të jetë praktikisht i gatshëm për të startuar në premierë”, thotë Qosja për “KultPlus”.

Skenarin e këtij filmi e ka bërë skenaristi Zymber Kelmendi, ndërkaq, producent është Shkumbin Istrefi.

Qosja thekson se për të krijuar filmin “Tri dritare dhe një varje”, duke përfshirë skenarin, punën me aktorë, ka marrë kohë rreth dy vite, xhirimet rreth dyzet ditë, ndërkaq, montazhi rreth shtatë-tetë muaj. Në këtë film, me rolet e tyre paraqiten aktorët: Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Xhevat Qorraj, Leonora Mehmeti, Selman Jusufi, Syle Kuqi, Basri Shala.

“Gjithsesi është një mesazh i veçantë (që jep filmi), një mesazh i qartë, një mesazh i cili megjithatë do të thotë diçka në nivel të përgjithshëm sepse këndshikimi është krejt tjetër. Nuk flitet nga aspekti i asaj se si ka ndodhur kjo çështje (dhunimi), por flitet nga aspekti si e kemi trajtuar ne një grua të tillë në mesin tonë. Dhe është këndshikim tjetër, dhe ai këndshikim mendojë se është më se i nevojshëm për mjedisin tonë, prandaj, e konsiderojë që është një projekt mjaft i dobishëm në këtë kuptim”, thekson regjisori Qosja.

Më Shumë

Lojtaret më të dalluara të xhiros së katërt në Superliga Femrat

Fundjava solli super ndeshje në Superliga Femrat. Skuadrat Bashkimi, Peja 03 dhe Prishtina shënuan fitore këtë javë. Bashkimi i shkaktoi Penzës humbjen e parë me...

Jonida Vokshi: Si do ia bëj pa ty o bushi im!

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi po kalon një periudhë të vështirë pasi humbi babanë e saj. Ai vuante prej disa kohësh nga demenca. Moderatorja...

Lajmet e Fundit