(E plotësuar) Këshilli Drejtues i PDK-së është duke vazhduar mbledhjen. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë në KD të PDK-së se ‘duhet të mobilizohemi sot sikur sot pas 45 ditësh 90 ditësh ose 9 muajsh’.
“Ata që i kanë humbur zgjedhjet në komunat e tyre nuk mund ta sjellin disponimin negativ në Këshillin Drejtues. Unë i pari reflektoj se ndoshta është dashur ndryshe. Dobësia ndoshta ka qenë edhe e jona, se kemi shku në shabllon kur i kemi caktuar kryetarët e komunave Unë i pari reflektoj se ndoshta është dashur të shkohet pak më ndryshe, për shkak të ndonjë kandidati kryeneq” ka thënë Thaçi.
Ai ka elaboruar edhe më tej rezultatin zgjedhor të PDK’së duke thënë se dialogu me Serbinë nuk ka ndikuar që PDK mos të fitojë në Fushë Kosovë.
“Problematika qëndron ne kontekstin lokal” ka shtuar ai.
Godet Kadri Veseli: Kemi bërë gabime, dikush nga ne duhet të shkojë në shtëpi
Po vazhdon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK’së. Aktualisht aty po mbanë fjalim Zëvendëskryetari i Parë Kadri Veseli.
“PDK ka gabuar në disa raste dhe PDK nuk është konto e askujt. Ne jemi të vetmit që mund ta zhvillojmë vendin. Sigurisht që PDK ka bërë punë shumë të mëdha por edhe gabime. PDK duhet të fitojë zgjedhjet e ardhshme nacioanale” ka thënë Veseli.
“PDK nuk ka alternativë as politike as qytetareqeverisëse por edhe ne duhet të ndryshojmë shumë . Disa njerëz duhet me shku me pushu duhet të shkojnë në familjet e tyre disa të tjerë duhet të avancohen. Nominimet për deputetë duhet të bëhen në Këshill Drejtues. Rebelët janë të mirësaerdhur në partinë tonë” ka thënë Veseli, raporton Express.
Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është duke mbajtur mbledhje në ambientet e Hotel “Victory” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për ‘Epokën e re’, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati.
I pyetur se çfarë po diskutohet në këtë mbledhje, Musmurati ka thënë se Këshilli Drejtues i PDK-së do të diskutojë për një varg çështjesh që kanë të bëjnë me proceset politike në Kosovë dhe zhvillimet brenda PDK-së, duke përfshirë edhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.