19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Tri vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmije Pagarusha

Sot mbushen tri vjet nga shkuarja në amshim e këngëtares Nexhmie Pagarusha, e njohur si Bilbili i Kosovës.

E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm.

Përveç këngëtare ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”, shkruan KosovaPress

Ajo do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.

 

Më Shumë

Ndërprerje të rrymës sot në rajonin e Prizrenit për shkak të punimeve në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë...

Liria nis fazën e parë përgatitore më 7 korrik në stadiumin “Përparim Thaçi”

Liria e Prizrenit ka njoftuar se të hënën, më 7 korrik 2025, do të nisë zyrtarisht faza e parë përgatitore për sezonin e ri...

Lajmet e Fundit