4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

“Tronditje në tru”, specialisti i ORL-së: Ka mundësi që djepi të ndikojë tek fëmijët edhe në drejtpeshim e dëgjim

Një ndër metodat më të njohura që përdorin nënat shqiptare për të vënë fëmijët në gjumë është edhe djepi.

Ndonëse djepi përdoret që nga kohërat e vjetra, e që shpeshherë ka qenë edhe ndër dhuratat më të çmuara duke u përdorur si shtrat i fëmijëve, në ditët e sotme po cilësohet si i dëmshëm.

Pediatri kosovar Gëzim Xharra, paraditen e sotme e ka kritikuar procesin e vënies së fëmijëve në gjumë përmes djepit.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Qeveria që ta “ndalojë” djepin në Kosovë, pasi sipas tij fëmija pëson tronditje të rëndë të trurit.

“Çuditna qysh qeveria nuk ka marrë masa për largimin e dhunshëm të djepave që paraqet një torturë jashtëzakonisht të rëndë të trurit. Ata fëmijë kurrë nuk bahen si ata që nuk hyjnë në djep”, ka thënë Xharra për mediat lokale.

Se përdorimi i djepit mund të sjellë probleme te fëmijët thotë edhe specialisti i ORL-së, Aziz Mustafa.

Në një bisedë për Gazetën Reporteri.net, Mustafa ka thënë se djepi mund të ndikojë në drejtpeshimin e fëmijës.

Lexo edhe: Në spitalet e Kosovës po trajtohen 66 pacientë me COVID-19
Specialisti i ORL-së ka shtuar se këtë çështje nuk është se e ka analizuar ndonjëherë, por që sipas tij janë lëvizjet e djepit që bëhen lartë e poshtë mund të ndikojnë në drejtpeshim.

“Për besë nuk e kam analizu këtë çështje kurrë. Diçka ka të bëjë me qendrën e drejtpeshimit në tru, në veshin e brendshëm, tek pjesa që është për dëgjim dhe balancim. Tash sa ka kjo e qysh ka ndikim nuk më ka ra me lexu, as më dëgju, po mundësi ka, mundësi ka që lëkundjet që bëhen në formë të lavjerrësit lartë e poshtë, mundet me pas ndonjë ndikim në qendrën e balancit”, ka thënë Mustafa për Gazetën Online Reporteri.net.

Në kohë të vjetra djepi është punuar prej gurit, kurse më vonë është zëvendësuar prej drurit, duke u trashëguar edhe te gjeneratat e reja.

Në ditët e sotme, përdorimi i djepit vjen duke u rralluar, ndonëse e zë një vend të veçantë në kulturën shqiptare.

recommended by
Mgid
Mgid

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Lajmet e Fundit