24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Trusti njofton se kanë përfituar plus 227 milionë euro me kthimin nga investimet për vitin 2021

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se e ka përmbyllur vitin 2021 me rezultat shumë të kënaqshëm nga investimet, me kthimin bruto në vlerë 227 milionë euro.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Trusti ka bërë me dije se kjo shifër nominale është më e larta prej themelimit.

“Këtë vit për pensionimin e 5,400 përfituesve u paguan 68 milionë euro, ndërsa prej themelimit janë shpaguar 321 milionë euro për 64 mijë përfitues. Njëkohësisht, gjatë vitit 2021, përkundër pandemisë, institucioni arriti t’i ofroje më shumë se 160 mijë shërbime fizike në zyrë. Ndërsa shërbimet tona digjitale vazhduan së avancuari, me gati 275 mijë kontribuues që kanë llogari në eTrusti dhe me gjithsej 752 mijë e 586 llogari pensionale”, thuhet në njoftimin e TRUST’it.

Më Shumë

Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin, dështon transferimi

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin. Klankosova.tv merr vesh që futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga...

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Lajmet e Fundit