13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Duka pas takimit me Ramën dhe Kushin: Kërkuam riaktivizimin e iniciativës për Ligjin e Sponsorizimit

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka folur për mediat pas mbledhjes që pati me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe bashkive.

Duka ka thënë se ka kërkuar nga qeveria që të riaktivizohen bisedimet për të ashtuquajtin “Ligji i Sponsorizimeve”. Një ligj që sipas tij është tejet i rëndësishem për futbollin.

“Sot patëm një takim me Ministren e Sportit, Evis Kushi. Kërkuan nga neve për të riaktivizuar atë iniciativë të lënë më shumë se një viti më parë për Ligjin e Sponsorizimeve”, tha Duka.

“Ministrja e priti shumë mirë propozimin tonë do ta ndjekim bashkarisht që të kemi një Ligj të Sponsorizimeve në vitin 2022. Ne kemi të njëjtin propozim, e rëndësishme është që të ketë një Ligj të Sponsorizimit”.

“Të ketë një Ligj të Sponsorizimit që të sigurojë mbijetesën e sportit në përgjithësi në Shqipëri dhe jo vetëm në futboll, por në të gjithë sportet e tjera”.

“Sporti nuk është thjesht një garë apo kampionat, sporti është një edukim, një nivel jetese për fëmijët tanë. Dua të falënderoj ministren Kushi për marrëdhëniet e mira FSHF-në dhe për një lloj ndryshimi të qasjes së saj për zhvillimin e sportit. Kam shumë besim që do ta vazhdojmë përpara”.

“Kemi ndryshuar taktikën me bojkot, tani po provojmë një taktikë tjetër. Në mbledhje që kemi pasur përpara Vitit të Ri me Ligën Profesioniste kemi vendosur që një përfaqësi e klubeve dhe e FSHF-së ta iniciojë këtë me ministren e Arsimit dhe të Sportit”, përfundoi fjalën e tij, kreu i qeverisë së futbollit në Shqipëri.

Duka u shoqërua në këtë takim nga nga presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova dhe Drejtori i Departamentit Ligjor në FSHF, Aldi Topçiu.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat të ashpër mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe...

Lajmet e Fundit