18.8 C
Prizren
E martë, 28 Maj, 2024

Turizmi në Kosovë shënon rritje, përkundër politikave jo të favorshme

Numri i turistëve në Kosovë ka filluar të rritet viteve të fundit. Sipas Agjencisë së Statistikave, muajin e kaluar, numri i turistëve ishte rreth 29% më i madh, krahasuar me vitin 2022.

Baki Hoti, kryetar i një shoqate turizmi thotë se edhe vitin e kaluar kemi pasur rritje të numrit të vizitorëve. Megjithëkëtë, ai thotë se numri i turistëve mund të jetë shumë më i madh nëse Kosova bën politika më të mira për zhvillimin e turizmit.

Ndonëse me një hapësirë gjeografike jo të madhe dhe politika jo të favorshme për zhvillimin e turizmit, falë atraksioneve e jo vetëm, numri i turistëve në Kosovë po shënon rritje viteve të fundit. Kështu thotë për Radio Kosovën, kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, i cili thekson se vitin e kaluar kemi pasur rritje prej rreth 25% të numrit turistëve e një trend i tillë i rritjes po vazhdon edhe këtë vit.

“Rritja e numrit të turistëve është duke ecur në këtë drejtim edhe këtë vit. Sipas Agjencisë së Statistikave, muaji i kaluar ishte me e 28.9% rritje të numrit të vizitorëve. Në kuadër të kësaj rritje kemi pasur 40% rritje të numrit të turistëve ndërkombëtar. Na gëzon ky fakt se ka një rritje të kërkesës për ta vizituar Kosovën nga grupe të ndryshme të vizitorëve ndërkombëtarë”, tha ai.

Tutje, Hoti thotë për Radio Kosovën se me shoqatën që drejton po përpiqet që të përfshijë Kosovën në pakot ballkanike dhe evropiane të turizmit. Megjithëkëtë, Hoti thotë se vendi ynë nuk ka politika të favorshme për zhvillimin e turizmit.

“Për shembull, ne kemi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar më të shtrenjtë në rajon. Sipas një hulumtimi që kemi bërë në 25 shtete evropiane, ka dalë që të gjitha shtetet e kanë TVSH-në e zbritshme për akomodim, në raport me TVSH-në standarde. Pra nëse TVSH- në e kanë 20%, atë për akomodim e kanë 5-6%. Ndërsa tek ne TVSH është 18 % dhe është e njëjtë me atë standarde. Një shembull tjetër. Maqedonia i subvencionon operatorët turistikë që mundohen me krijuar lidhje dhe me sjellë turistë të huaj në Maqedoni, dhe ata i subvencionon me 14 euro për çdo natë që rrinë aty”, theksoi Hot .

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, “në vitin 2022, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 460 mijë e 467, prej tyre 35,37%, ishin vendorë dhe 64,63% të jashtëm”. Në raportin e ASK-së për Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2022, thuhet krahasuar me vitin 2021 numri i vizitorëve të jashtëm ishte për rreth 40% më i madh, kurse net-qëndrimeve vizitorëve të jashtëm ishte rritur për 52,0%.

Më Shumë

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Kuvendit të Prizrenit

Komiteti për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Prizrenit shqyrtoi  çështjet kyçe dhe miratuan rekomandimet për seancën e radhës. Kryesuesja e Komitetit, Antigona Bytyçi, njoftoi...

Policia shqipton 1.566 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1566 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit