18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Ukraina fiton ‘Eurovision 2022’

Ukraina është fituesja e Eurovision 2022. Kalush Orchestra me këngën ‘Stefania’ rrëmbyen vendin e parë duke marrë 631 pikë dhe ishin votat e publikut ato që bënë diferencën.

Ukraina pati një mbështetje të madhe nga publiku, ndërsa kënga fituese është një dedikim për të gjitha nënat ukrainase.

Mbështetja është edhe mesazh i qartë që i jepet Ukrainës në një kohë që po përjeton agresionin rus.

“Faleminderit që mbështesni Ukrainën. Kjo fitore është për çdo ukrainas”, thanë fituesit.

Ukraina rrëmben trofeun, shpallet fituese e Eurovision 2022

Një spektakël plot emocione e performanca fantastike solli finalja e madhe e Eurovision 2022 në ‘Pala Olimpiko’ në Torino të Italisë.

Në vendin e dytë doli Britania e Madhe dhe në vendin e tretë Spanja.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit me këngëtaren Ronela Hajati me këngën Sekret por që nuk mundi të kualifikohet në finale.

Më Shumë

NGOM Fest nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, NGOM Fest, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e...

Eleni Foureira në skenë: Unë i bëj të gjitha sepse jam shqiptare

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Eleni Foureira, nuk e fsheh më origjinën e saj. Ndonëse në fillimet e karrierës në Greqi Entela Fureraj (siç...

Lajmet e Fundit