18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Universiteti i Prishtinës: Dikur vend i shenjtë, e sot vend ku vrapohet pas interesit e honorarëve

Universiteti i prishtinesPedagogu Hajrullah Koliqi, ish-student dhe profesor i gjeneratës së parë të Universitetit të Prishtinës, flet me ndjeshmëri e saktësi, me kritikë e nostalgji për këtë institucion.

Tregon se si dikur ka qenë nder dhe krenari e madhe vetëm të kaloje nga Universiteti i Prishtinës, nga Rektorati i tij. E, të punosh në të ka qenë ndjenjë madhështore, ndjesi shpirtërore e pazëvendësueshme, diçka e shenjtë, thotë ai, për të shtuar se njësoj, krejt njësoj, ishte edhe po të ishe student i këtij Universiteti.

“Atëherë ka qenë e paimagjinueshme për profesorët dhe studentët që të mos shkojnë në Universitet. Aty ishin të gjithë, që para orarit e deri pas tij. As që është menduar se do të vijë një ditë kur në këtë Universitet vijimi i ligjëratave nga profesorët dhe studentët do të bëhet përmes listave të evidencës. Universiteti dikur ka qenë ‘shtet në shtet’ për nga autonomia, liria e vendimeve, puna shkencore. E sot Universiteti është shndërruar në një institucion social, vend ku vrapohet pas interesit material, honorarëve…”. /Koha Ditore/

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Lajmet e Fundit