9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Koreja e Veriut kërcënon edhe Gjermaninë për filmin “The Interview”

o-THE-INTERVIEW-TRAILER-facebook-700x350Pasi Koreja e Veriut nxiti dhe humbi një betejë të hapur me industrinë amerikane të filmit dhe firmën “Sony”, vendi i udhëhequr nga diktatori Kim Jong Un kërcënoi së fundmi edhe mbi organizimin dhe organizatorët e Berlinale-s, festivalit të famshëm ndërkombëtar të filmit“Intervista” (The Interview), një film që qysh prej shfaqjes për herë të parë në kinematë amerikane, sikurse edhe në ato gjermane, pritet të ngjallë shumë interes.

Pasi Koreja e Veriut nxiti dhe humbi një betejë të hapur me industrinë amerikane të filmit dhe firmën “Sony”, vendi i udhëhequr nga diktatori Kim Jong Un reagoi së fundmi edhe mbi organizimin dhe organizatorët e Berlinale-s, festivalit të famshëm ndërkombëtar të filmit.

Regjimi paralajmëroi festivalin berlinez të filmit para shfaqjes së satirës kinematografike, megjithëse ky film nuk do të shfaqet fare në këtë aktivitet. Në kërcënimet aktuale, Gjermania vihet me shpatulla për muri, e i bëhet me dije se po u bashkëngjitet aksioneve armiqësore amerikane ndaj Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut kërcënon me “ndëshkim shembullor”

Ata të cilët bashkëpunojnë në këtë vepër, që kërcënojnë sovranitetin dhe nderin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë (d.m.th. të Koresë së Veriut), nuk do mund t’i shpëtojnë dot një “ndëshkimi shembullor”, thuhej dje në faqen online të agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA.

SHBA, një zëdhënës i ministrisë në Phenian, i akuzoi se “në njërin ndër shtetet e tyre vasale, do të shfaqin filmin kinse në një festival ndërkombëtar”. E kjo, sipas tyre, nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes.

Satira kinematografike me një sulm të trilluar mbi liderin Un

Në satirën kinematografike, Seth Rogen dhe James Franco luajnë dy reporterë televizivë me aftësi intelektuale disi të kufizuara, të cilët marrin një detyrë nga CIA, për të eliminuar shefin e shtetit, Kim Jong Un. Gjithçka ndodh gjatë një interviste.

Pushtetmbajtësi i Koresë së Veriut pas kësaj u ankua tek OKB-ja. Shfaqja e një filmi me skenar vrasjen e një shefi shteti ende në detyrë, nuk është vetëm “një deklaratë lufte”, por edhe një “mbështetje e pakufizuar ndaj terrorizmit”, thuhej në deklaratën e Phenianit.

Para shfaqjes së filmit, studiot kinematografike të “Sony”-t u bënë viktima të sulmeve kibernetike të hakerave. SHBA akuzuan menjëherë hakerat e paguar të Koresë së Veriut dhe përforcuan edhe më tej sanksionet kundër regjimit komunist.

Kërcënime terroriste kundër Sony-t

Pas kërcënimeve terroriste të hakerave anonimë, Sony fillimisht e pezulloi shfaqjen e filmit “The Interview”. Jo vetëm nga presioni i Obamës, filmi u shfaq pastaj në rreth 300 salla kinemaje – relativisht të vogla e të mesme – në mbarë SHBA, pikërisht, ditën e Krishtlindjeve. Në internet, ndërkaq, ai u zbraz në mënyrë ilegale më shumë se 750.000 herë.

Grupi i hakerave pas sulmeve kibernetike

Grupimi i hakerave i ashtuquajtur “Guardians of Peace” (GOP), duke iu referuar sulmeve të 11 shtatorit 2001, deklaroi se filmi në fjalë, “do ta mbushte botën me frikë e urrejtje”.

Shumë shpejt, gjithkush do të shohë se çfarë filmi “të kobshëm” ka prodhuar kompania “Sony”. Grupimi bëri thirrje edhe që njerëzit në të gjithë botën t’u qëndronin larg kinemave kudo që të ndodheshin, duke kërcënuar se: “Nëse e keni shtëpinë pranë ndonjë kinemaje të tillë, atëherë më mirë braktiseni atë”.

Kërcënime raciste kundër Obamës

Komiteti Kombëtar i Sigurisë e paralajmëroi më pas superfuqinë e botës me fjalët: “Forcat e Armatosura dhe populli i Koresë së Veriut janë të gatshëm të përballen me SHBA në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe atë kibernetike, për t’i hedhur në erë këto kështjella”. Presidenti amerikan, Barack Obama, sillet “si një majmun në pyll”.

SHBA, si reaksion pas kësaj, vendosën sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut. Të prekura prej tyre janë tashmë tre institucione, si dhe dhjetë anëtarë të regjimit të Phenianit.

Ngatërresë e mundshme

Në rastin e Gjermanisë ka shumë gjasa të jetë bërë një ngatërresë: “The Interview” pritet të shfaqet vetëm pas datës 5 shkurt në kinematë gjermane; të njëjtën ditë nis edhe Berlinale. Kush kërkon në internet me fjalët “The Interview” dhe Berlinale, do të gjejë të njëjtin rezultat. Sidoqoftë, këtu bëhet fjalë për një film me metrazh të shkurtër të Ernest Pintoff, i cili u shfaq në këtë festival dhjetë vite më parë.

Marrë nga “Huffington Post”

Më Shumë

Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250...

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

Shpimi i tokës duket jo i lehtë. Megjithatë në të po vendoset një dru dekorativ. Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe...

Lajmet e Fundit