9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe “Northen Illinois University”, pajtohen për bashkëpunim

UPZ-Zahadin Shemsidini dhe Anthony ProstonNjë delegacion nga “Northen Illinois University” në Çikago–SHBA, ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Delegacioni ishte në përbërje nga Anthony Proston, Drejtor i Programit Global të këtij Universiteti dhe Bajram Spahiu, Menaxher në Programin Global në këtë Universitet, të cilët janë takuar me stafin menaxhues të UPZ-së.

“Takimi ishte mjaft i frytshëm, ku u arrit pajtimi që të nënshkruhet, në një të ardhme shumë të afërt, marrëveshja për bashkëpunim në mes të dy universiteteve. Marrëveshja pritet të nënshkruhet më 6 gusht, kur një delegacion i lartë nga Northen Illinois University, i udhëhequr nga Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë do të vizitojë UPZ-në”, njofton UPZ përmës një komunikatë.

Vendosja e bashkëpunimit me këtë universitet prestigjioz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një sukses jashtëzakonisht i madh për Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Gjithashtu të dyja universitetet në të ardhmen do të bashkëpunojnë në fushat akademike, në shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve dhe në zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimit.

“Shumë shpejt një grup prej 20 studentësh të UPZ-së pritet që të udhëtojnë për në SHBA për një vizitë studimore në këtë universitet”, thuhet më tej në komunikatë.

U. d. i rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, e vlerësoj lartë fillimin e bashkëpunimit me këtë universitet prestigjioz nga SHBA dhe theksoi se për UPZ-në do të jetë festë e madhe rasti i nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit. Ai falënderoi përfaqësuesit e këtij universiteti për angazhimin që kjo të realizohet.

Ndërkaq, drejtori i Programit Global në “Northen Illinois University” në Çikago–SHBA, Anthony Proston, theksoi se ata janë të gatshëm që të ndihmojnë Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në të gjitha fushat, dhe vlerësoi lartë arritjet dhe sukseset që ka shënuar UPZ gjerë më tani. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

Policia shqipton 1.521 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1521 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Dhimbja

Lajmet e Fundit