16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vazhdojnë dallaveret me doktoratë

IbrahimGashi-rektori UPAkuzat për keqpërdorim të konkursit për studime të doktoratës po vazhdojnë. Dy ditë më parë në Rektorat janë ankuar kandidatët që kanë konkurruar për këtë nivel të studimeve në Fakultetin Filozofik. Ndërsa, gjatë të mërkurës edhe gojarisht tek rektori Ibrahim Gashi janë ankuar kandidatët e Filologjisë, Filozofikut, po ashtu të Mjekësisë dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK).

Në ankesën e siguruar nga zëri, kandidatët e Departamentit të Historisë, kanë kundërshtuar vendimin e Senatit për shkallën e kalueshmërisë, e cila theksohet se bie në kundërshtim me konkursin e shpallur për regjistrim të studimeve të doktoratës.
Numri i studentëve që kanë nënshkruar këtë ankesë është 12 veta, ndërsa sipas burimeve të gazetës ”Zëri” ky numër është rreth 60 veta po të llogariten dhe studentët tjerë të pakënaqur që vijnë nga fakultetet tjera.

“Në konkursin e shpallur më 26.09.2013 kriteret e vlerësimit ishin; nota mesatare gjatë studimeve paraprake së paku 8.00, publikimet nga fusha e studimeve në të cilat konkurron kandidati, pjesëmarrja në konferenca shkencore, rekomandimet e dy profesorëve nga lëmi përkatës, mbajtja e gjuhës angleze (ku nuk parashihet një prag i caktuar)…Vendimi i Senatit bie në kundërshtim me konkursin e shpallur me datën 26.09.2013, si dhe bie në kundërshtim me Statutin e Universitetit të Prishtinës, nenit 122, paragrafët 1, 2, 3 mbi të cilin nen është shpallur konkursi ”, thuhet në ankesë ku përmendet se UP-ja pa bazë ligjore dhe në mënyrë ad-hoc sjell vendimin.

Vendimi i datës 26.11.2013, sipas këtyre kandidatëve është bërë në mënyrë kundërligjore dhe kundër statusore, pasi që një gjë e tillë bie në kundërshtim me konkursin publik dhe kriteret e konkursit. Në këtë ankesë kandidatët theksojnë se këto vendime shkelin institucionin e konkursit të shpallur më herët.

“Lista e kandidatëve të pranuar në shkallën e doktoratës në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë bie në kundërshtim me konkursin e shpallur nga UP-ja ku nuk merren parasysh kriteret bazë të konkursit, siç është nota mesatare, publikimet shkencore dhe shtohet intervista, e cila nuk parashihej në konkurs”.

Në listën e publikuar me pikë, sipas kësaj letre të drejtuar rektorit theksohet se “vlerësohet intervista e cila parasheh 30 për qind të vlerësimit total, e cila intervistë në listën e të pranuarve quhet ‘Interesi për kërkime shkencore-intervista”. Ku në këtë intervistë, e cila ka zgjatur më pak se tre minuta nuk mund të quhet intervistë për kërkime shkencore, e cila për shumicën e kandidatëve është një absurditet i llojit të vet”. Madje, sipas këtyre studentëve është shkuar deri në atë masë, sa në arsyetimin e vendimit të Filozofikut të pranuarve, thuhet se kandidatët që nuk kanë arritur vlerësimin minimalisht të pikëve totale të intervistës nuk janë konsideruar se i plotësojnë kushtet për pranim.

“Këta paragraf pa bazë ligjore bien në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe fyhet dinjiteti personal, intelektual dhe njerëzor i kandidatëve”, thuhet në ankesë. Ndërkohë gjatë ditës, një delegacion i kandidatëve të pakënaqur janë takuar me rektorin Ibrahim Gashi.

Në kushte anonimiteti pjesëtarë të këtij delegacioni të kontaktuar nga gazeta kanë thënë se rreth dy orë kanë biseduar me Gashin, por rezultat nuk do të ketë.

“Gashi na pranoi se është si menaxhment vetëm organ ekzekutiv dhe vendimmarrës është Senati, duke na bërë kështu me dije se nuk mund të presim më shumë, mirëpo, premtoi se do të shqyrtohen javën e ardhshme ankesat tona. Ne kemi vendosur të hedhim në gjyq Rektoratin se ky vendim i Senatit ka efekt prapaveprues”, ka thënë ky kandidatë.

Gazeta ka provuar të kontaktojë dhe menaxhmentin e UP-së, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me këtë çështje.

Më Shumë

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit