Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, veteranë dhe familjarë të të rënëve, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc.
Sakrifica e tyre u vlerësua si pjesë e pandashme e historisë së luftës për liri në Kosovë.
“Sakrifica e dëshmorëve Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë më të lavdishme… Ata zgjodhën rrugën e flijimit për atdheun”, tha Latifi.
Në veçanti u përmend edhe dëshmori Bekim Sylka, i cili kishte lënë mërgimin për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ra heroikisht më 26 maj 1999 në betejën e Hamocit.
“Lavdi dëshmorëve të kombit!”, përfundon ai./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
